Bushati:OSHEE të kthejë besimin te
qytetarët, energjia duhet të paguhet

Bushati:OSHEE të kthejë besimin te<br />qytetarët, energjia duhet të paguhet
TIRANE- Teksa qeveria po vijon aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike dhe mbledhjes së detyrimeve të prapambetura nga abonentët, deputeti socialist Ervin Bushati në një intervistë për “A1 Report” thotë se OSHEE ka detyrim të kthejë besueshmërinë te qytetarët që këta të fundit të kuptojnë se atë shërbim që marrin duhet ta paguajnë . por nga ana tjetër edhe furnizimi me energji duhet të jetë transparent.

“Furnizimi me energji elektrike është një shërbim që u jepet qytetarëve dhe është i domosdoshëm se ka karakter social, njerëzit jetojnë me energjinë elektrike, duke pasur këtë shërbim nuk është si të gjithë mallrat e tjerë në treg. Furnizimi me energji duhet të ketë dy parametra kryesore. Në radhë të parë të jetë transparente, njerëzit të dinë si po administrohen paratë e tyre; dhe e dyta është performanca, pasi cilësia e energjisë elektrike të shkojë të çdo qytetar dhe ashtu siç duhet, sepse këto dy parametra bëjnë atë që quhet besueshmëri në treg. Duke qenë se është një shërbim i tillë dhe shteti dhe qytetarët janë si bashkëaksionere, ka të bëjë shumë besueshmëria që njerëzit të jenë të bindur që për atë që marrin duhet të paguajnë dhe për këtë. Mendoj se ka shumë punë për të bërë operatori që është në treg, pra OSHEE, për të bërë që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për atë që marrin dhe atë që paguajnë kështu që këto lëvizje pozitive nga ana e qeverisë dhe nga ana e OSHEE do të rrisin ndërgjegjshmërinë e qytetarëve. Mendoj se këto forma pozitive sepse kemi dhe masa ndëshkimore dhe shtrënguese se dhe ato janë në të mirë të sistemit pasi nuk mund të vazhdojmë me këtë hemorragji të madhe që ka ky sistem, ku humbasin 150 mln euro. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se s’mund të ketë asnjë operator ekonomik social politik që të ketë humbje të tilla dhe të vazhdojë të mbijetojë", tha deputeti Bushati.

Bushati shprehet se nuk duhet ushqyer logjika e faljeve së detyrimeve pasi qytetarët duhet të ndryshojnë sjellje pasi mos pagesa apo vjedhja e energjisë kanë dëmtuar rëndë operatorin.

"Shumë qytetarë dhe shumë biznese s’kanë qenë korrekt me atë që kanë konsumuar dhe atë që kanë paguar, kjo është njëfarë amnistie kohore. E dyta unë jam nga ata që një amnisti ka dhe një dëm moral në vetvete, kur një operator, qytetar apo biznes, falet njëherë, dy herë. Gjithmonë do vazhdojë të mendojë që do ketë një amnisti tjetër pas asaj që sapo ndodhi dhe do vazhdojnë të mos ndryshojnë sjelljen e tyre. Dhe sjellja e tyre e ka dëmtuar operatorin dhe shtetin në këtë masë kaq të madhe. Dhe kjo ka ardhur nga ajo që kanë menduar gjithmonë se kjo moskorrektesë do ju falet. Mendonin se do kishte një qeveri që do toleronte në këtë pikë dhe ky ka qenë gjithmonë dëmi më i madh moral. Këto forma që ka vënë qeveria në dispozicion janë amnisti në vetvete por nuk krijojnë precedentin apo dëmin moral që dikush të mendojë se do ketë prapë një amnisti tjetër, sepse amnistia s’mund të mendohet vetëm në terma financiarë. Duke u sjellë në këtë mënyrë qytetarët do jenë më të ndërgjegjshëm, dhe kjo është ndihma që mund të japë në këtë fazë siç jemi sot shteti”, u shpreh Bushati.

Që nga nisja e aksionit për ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike e deri më tani, ka filluar procedimi penal për rreth 700 personave, prej të cilëve 53 janë punonjës të Operatorit të Shpërndarjes. ministri i Energjisë Damian Gjiknuri nga foltorja e Kuvendit ditën e enjte tha se janë ulur humbjet në rrjet me 15 përqind krahasuar me një vit më parë, ndërsa janë nënshkruar deri pak dite më parë 7 100 kontrata të reja.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë