Bushati: Rama bisedë me Kerry
për armët kimike, s'ka vendim

Bushati: Rama bisedë me Kerry<br />për armët kimike, s'ka vendim
TIRANË - Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka raportuar në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit në lidhje me reformat që po bëhen për përmbushjen e 5 prioriteteve në rrugën drejt integrimit në BE dhe marrjen e Statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor 2013. 

“Jemi për një dialog konstruktiv me opozitën në përmbushjen e reformave që përfshihen në këtë proces. Mirëpresim fillimin e dialogut BE-Shqipëri javën tjetër me pjesëmarrjen e Fyle, format që do drejtohet nga Fyle dhe Rama”, tha Bushati gjatë fjalës së tij.

Ndërkaq ministri i Jashtëm është pyetur nga ish-ministir i Mjedisit, deputeti Fatmir Mediu, edhe mbi një çështje mjaft të mprehtë të këtyre ditëve: sjelljen e armëve kimike siriane në Shqipëri. Mediu ka theksuar se "kemi legjislacion që s'na lejon dhe kemi kapacitete nul".

MEDIU: ARMËT KIMIKE TË SIRISË, S’KEMI KAPACITETE
Gjatë diskutimeve, ish-ministri i Mjedisit, deputeti Fatmir Mediu, ka kërkuar nga ministri i Jashtëm, që të flasë për armët kimike. “Diskutimi i fundit që është bërë shumë publik, për sa i përket armëve kimike të Sirisë. Kemi një seri ligjesh që na vendosin në detyrimin që mos kemi marrëdhënie të tilla, qoftë mbi legjislacionin mjedisor dhe teknik. Kapacitet tona janë nul dhe ka nevojë jo thjesht për një vendimmmarrje politike, por për qëndrim të kthjellët dhe të konsultuar”, përfundoi komentin e tij Mediu.

ARMËT KIMIKE, KRYEMINISTRI RAMA BISEDË ME SEKRETARIN JOHN KERRY
Gjatë raportimi të tij në Kuvend, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke iu përgjigjur pyetje të Fatmir Mediut tha se, në lidhje me këtë temë kryeministri i Shqipërisë, ditën e djeshme ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

“Kjo nuk është një çështje që është e lidhur me temën dhe objektivin e seancës së sotshme, por në kuadër të transparencës do përgjigjem. Së pari jemi një vend anëtar i NATO-s, falë dhe kontributit tuaj dhe si vend anëtar i NATO jemi kontaktuar, këtë kam thënë dhe për mediat franceze dhe mund t’ju them atë që i kam deklaruar ministrit në sintoni të plotë me aleatët amerikanë dhe europianë jemi një ndër vendet që jemi kontaktuar për të parë mundësinë se ku mund të kontribuojmë, ku dhe çfarë mund të kontribuojmë në këtë operacion jashtëzakonisht i rëndësishëm, delikat, seioz, që s’ka të bëjë vetëm me popullin sirian, por me disa parime të rendit ndërkombëtar në të ardhmen”, tha Bushati.

“Dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pasur një telefonatë të gjatë me John Kerry për këtë çështje. Unë personalisht kam qenë në kontakt me partnerë amerikanë dhe europianë në këtë proces. Do t’ju lutesha shumë që para se të dalim me deklarat siç dëgjova nga kreu i opozitës të tregojë sens realizmi dhe përgjegjshmërie. Nuk bëhet fjalë se kemi një vendimmarrje, nuk kemi hyrë në çështje teknike, nuk kemi hyrë në konsultime. Jemi në kontakte, siç kemi qenë për një rezolutë për Sirinë. Jemi kontaktuar siç ka qenë kontaktuar edhe zoti Bumçi. Nuk jemi në një proces që ka të bëjë me një vendimmarrje”, deklaroi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Është krenari për ne që jemi pjesë e kontakteve për një kontribut të mundshëm, që nuk është as i vendosur, as i ravijëzuar. Nuk kemi asnjë kompleks, jemi vend anëtar i NATO-s dhe duhet të kemi konsulta”, përfundoi Bushati përgjigjen e tij në lidhje me armët kimike.

BUMÇI: PËR STATUSIN KEMI PLOTËSUAR KUSHTET MË SHUMË SE ÇDO VEND I RAJONIT
"Ne përshëndesim vendimin e KE. Shqipëria nuk e nis sic thotë rama nga viti zero, por e gatshme për të marrë statusin. PD mbështet plotësisht statusin, se kemi plotësuar të gjitha kushtet. Kemi plotësuar më shumë se çdo vend të rajonit kushtet për të marrë statusin, kur ato morën statusi. Dhe is një mudnësi për të nisur kontrollin mbi qeverinë që ka si filozofi paligjshmërinë. Që nga viti 2005 Shqipëria gjatë këtyre viteve me vështirësi ka arritur të kalojë testin e zgjedhjeve, pa të cilin s’mund të bëhej asnjë hap.
Që nga viti 2005, PD nuk ka penguar Shqipërinë drejt avancimit. Në 2005 përgjegjësia e vetme ishte standardet jo rezultatet. Blerja e votave publikisht tregoi më së miri mungesën e vullnetit në një palë zgjedhje. Me këtë shkelje, a rrezikohet marrja e statusit dhe çdo hap tjetër që Shqipëria do bëjë drejt negocimit? Po vëmë re një kulturë paligjshmërie në këto 2 muaj qeverisje. Shkelja e konsensusit, që u arrit me shumë vështirësi, akt i parë i qeveisë së re. Janë një sërë aktesh të tjera, si ai i aktit normativ për buxhetin, te prishja e ndërtimeve dhe sidomos te paligjshmëria te Policia e Shtetit. Shkarkime dhe riemërime sikur dilnim nga diktatura jo një vend që meroi statusin. Zoti Didi ka qenë numërues i parë i PS në zgjedhjet e 23 qershorit. Drejtuesi i SHKB donator i PS dhe numërues i parë në zgjedhje. Enrik Sulejmani në 2003 3ëshët arrestuar për trafik të qenieve njerëzore. Falë presionit tonë dha dorëheqjen para një jave. Zgjedhjet në Korçë na kthejnë mbrapsht nga një standard i përmbushur.
Statusin e keni dhuratë prej nesh. E vetmja gjë që duhet të bënit të tregonit besim dhe vullnet. Me këto akte me shpejtësi marramendëse pyes zotin Rama a ëshët i interesuar për statusoin?"
 
DADE:  JU E HODHËT NË RRUGË DIDIN DHE 300 OFICERË POLICIE TRANJUAR NË BE
Komisioni i Jashtëm duhet të jetë mbi konliktet partiake, se janë cështje që i takojnë kombit, vendit. Nëse do ngrihemi mbi konfliktet partiake do bëjmë punën tonë. Cështjet që ngrini ju zoti Bumçi s’kanë të bëjnë me ministrin e Jashtëm. KJ i qëndron larg politikës së ditës dhe jo për kapital politik. Ka diferencë të madhe midis asaj që bëni dhe asaj që thoni. Keni një progres raport që keni hedhur në rrugë 300 të trajnuar me fondet e BE. Ne po korrigjojmë ato që keni lënë ju.

BUSHATI: EMËRIMET? NË PUNË KAM ENDE NUMËRUESIT E PD
“KaM ende në dEtyrë diplomatë që kanë bërë poezi për udhëheqësin, kanë çuar qarkore, kam diplomatë që janë në ndjekje penale, që janë përfshirë hapur në veprimtari kundër opozitës. Kam kërkuar që çdo diplomat të mos përfshihet më në lojëra politike. Nëse do merrem me emra të vecantë, dy prej numëruesve në zonën ku unë kam qenë deputet janë ende në këtë sallë, ata të PS janë në rrugë”, deklaroi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili iu përgjigj pyetjeve në lidhje me emërimet në polici.

BUSHATI: INTEGRIMI NUK ËSHTË MERITË E PD APO E PS
“Doja mirëkuptimin e kolegëve që mos ta trajtojmë rastin tonë sikur progresi i Shqipërisë spektakolar dhe BE nuk ka sy ta shohë këtë progres. Të jemi realistë. Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë, ka disa hapa përpara. Nëse do kishim bërë një progres kaq të plotë s’do ishim para 5 prioriteteve ende të papërmbushura, që janë në lidhje me reformat që merr qeveria”, deklaroi Bushati duke iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga deputetët. “Do kërkoja mirëkuptimin e kolegëve mos bënin trajtesa apokaliptike sikur në 5 javë është bërë cdo gjë e tmerrshem dhe jemi përballë gjithë të këqijave më të mëdha të botës. Statusi nuk është meritë e PD apo PS, që nga momenti që jemi njohur në mënyrë të ndërsjelltë në vitin 1991 nga KE-ja dhe unë dhe qeveria e konsiderojmë si përpjekje të përbashkët pavarësisht se kush ka drejtuar në Shqiëri. Çfarë mund të bëjmë më mirë si ta ndajmë procesin politik të brendshëm nga objektivi kombëtar”, tha Bushati.

BUSHATI: OPOZITA KA ÇUAR DOSJE NË BE
“Opozita ka çuar dosje në BE për të gjitha këto cështje, është shenjë e ngushtë që opozita ka në bashkëpunimin me BE-në. Unë nuk jam Ministri i Punëve të Jashtme që fton ambasadorët dhe i mban 4 orë në zyrë për çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet. E kam vendosur këtë standard jo vetëm prej vetes por sepse ka qenë kërkesë e trupit diplomatik”, deklaroi Bushati.

BUSHATI - PËR KORÇËN MERREN INSTITUCIONET PËRKATËSE
 “Për Korçën mund tëu them që kz shtet kla institucione, që ju po thoni se janë shumë solide, shumë të mira dhe ne veçse mbështesim punën e instutcioneve për t’i shkuar deri në fund hetimit për këtë çështje. Ky është standardi ynë. Përgjigja më të mirë se ç’ka dhënë progres-raporti unë s’mund të jap. KE ka folur qartë për aktin normativ, që s’është bërë në mënyrë të njëanshme, pro në bashkëpunim të ngushtë me KE dhe Sigmën që nuk ndikohet nga interesa meskine të politikë shqitpare. I keni çuar këto çështje në institucionet përkatëse, drejtësia do thotë fjalën e saj”, deklaroi Bushati.

BUSHATI: KEMI ENDE 5 PRIORITETE PER INTEGRIMIN
Sipas ministrit të Jashtëm, “fokusi i dialogut BE-Shqipëri do jetë puna për zbatimin e 5 priroriteteve që nuk janë përmbushur ende”.  “Në këtë drejtim formati i dialogut të nivelit të lartë do jetë gjithëpërfshirës për sa i përket dialogut politik, me pjesëmarrës nga pozita dhe opozita si dhe institucione jashtë ekzekutivit që preke nga zbatimi i këtyre prioriteteve”, tha Bushati në Komisionin e Jashtëm në Kuvend. “Fakti që BE ka rekomanduar statusin nuk do të thotë se është proces i mbyllur. Puna jonë do jetë një punë e qëndrueshme me reformat. Pas dhejtorit shpresojmë të kemi një mbështetje për sa i përket statusit. Niveli i përgjegjësisë sonë si Shqipëri vjen duke u rritur se vetë procesi po bëhet shumë më kërkues. Shqipëria duhet të ketë një ritëm dhe cilësi reformash jashtëzakonisht të lartë”, tha Bushati.

BUSHATI: DASHAMIRËSI PËR INTEGRIMIN E SHQIPËRISË
Sipas ministrit të Jashtëm, “BE i përsos teknikat dhe kërkesat më të larta janë për të pasur reforma më cilësore nga ana jonë.  Nga kontaktet me vendet anëtare ekziston paraprakisht një dashamirësi në lidhje me rrugën europiane të Shqpërisë dhe këtë hap konkret, që është e pasqyruar në vlerësimin objektiv dhe rekomandimnin e qartë që ka bërë BE dhe në një proces paqësor të pushtetit që Shqipëria përjetoi këtë vit. Le ta pranojmë që Zgjerimi si për BE nuk është një temë që gëzon mbështetje të madhe popullore dhe sondazhet e fundit të opinionni publkik e dëshmln një gjë të tillë”. “Shqipëria ka një status plotësisht të merituar. Statusi i vendit kandidat shihet si instrument për rekursin e reformave për një status të ri goxha delikat për reformat që i imponohen vendit në këtë proces”, tha në komisionin e Jashtëm, ministri Bushati.

BUSHATI: RAPORTI I OSBE-ODHIR NJË PLUS PËR SHQIPËRINË
“Raporti i OSBE-ODHIR për sa i përket klimës është një element shtesë në favor të kandidaturës së Shqipërisë në BE. Kemi kërkuar që agjencitë e ndryshme që operojnë në Shqipëri, kresisht ato të OKB të fokusojnë dhe bashkërendojmë punën me këto organizma në funksino të jetësëimit të axhendës europiane. Viti tjetër është deçiziv, sepse Italia dhe Greqia do marrin timonin edhe pse traktati i Lisbonës e ka retushuar rolin e presidencave, por roli mbetet. Do jetë viti i Mesdheut dhe fokusi do jetë te Mesdheu dhe te strategjia e BE-së për Medheun. Shqipëria ka rol në këtë drejtim, sepse mban drejtimin e strategjisë Adriatiko-Joniane. Është vit delikat se do kemi zgjedhje për BE, do kemi zgjedhje lokale në disa vende kyçe të BE-së” - tha ministri Bushati.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot