Bushati: S'ka veto për Shkupin
'Ohri' është kusht i vetë NATO-s

Bushati: S'ka veto për Shkupin<br />'Ohri' është kusht i vetë NATO-s
TIRANE - Moszbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit për shqiptarët e Maqedonisë nuk do ta “detyrojë” Tiranën zyrtare të vendosë veton për anëtarësimin e shtetit fqinjnë NATO, përsa kohë është vetë Aleanca e Atlantikut Verior që qartazi ia ka vendosur kusht Shkupit zbatimin e saj.

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në “5 Pyetjet nga Babaramo”, emision i cili këtë të hënë celi sezonin e ri në A1 REPORT.

Duke risjellë në vëmendje zhvillimet e Samitit të NATO-s ku Shqipëria u përfaqësua nga kryeministri Rama, kryediplomati shqiptar dhe ministrja e Mbrojtjes Kodheli, Bushati tha se ky samit përcolli kritere të qarta për vendet e rajonit.  

“Mesazhi që dha samiti përsa i përket politikës së dyerve të hapura, 3 prej aspirantëve janë në rajonin tonë, mes të cilëve Mali i Zi. Në rast se mali i Zi do të ecë me këtë kurs reformash gjasat janë që aleati i 29 i Natos të jetë Mali i Zi. Sakaq, në konkluzionet e samitit, Maqedonia duhet të gjejë një zgjidhje të pranueshme sa i përket emrit dhe zbatim të marrëveshjes së Ohrit sikundër vijushmërinë e reformave. Shqipëria s’ka pse të vendosë vetëm sa i përket marrëveshjes së Ohrit se ky është një kriter tashmë i NATO-s. Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Shqipërisë që marrëveshja të konsiderohet si pikë referimi për modernizimin e shtetit fqinj. Në këtë samit është shkruar në gjuhë të qartë e shterruese që ky është kriter. Në samitin e Bukureshtit ndërkohë ka qenë cështja e emrit. Mungesa e elentëve të prekshëm në marrëveshjen e Ohrit e ka shtyrë të kërkojë me ngulm zbatimin e marrëveshjes”, tha ministri Bushati.

Pyetjes së gazetarit Ilir Babaramo, nësë Shqipëria do të vendosë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ministri Bushati iu përgjigj: Nuk mund të flasim me hipoteza, por çështja e marrëveshjes së Ohrit, është pjesë e dosjes tonë diplomatike, e shqetësimin tonë konstant që ne kemi në raport me Maqedoninë dhe është disktuar në disa organizam ndërkombëtare, NATO është një prej tyre. Ohrin dhe cështjen e emrit i bashkon vullneti politik që duket se mungon në Maqedoni. Ne nuk insistojmë në një politikë koncensionare por po investojmë në stabilitetin politik të Maqedonisë dhe Rajonit”. 

bushati

“Sfidë për NATO-n, mungesa e rendit ndërkombëtar”
“NATO-n sot për sot e sfidon më shumë mungesa e rendit ndërkombëtar. Po përballemi me një situatë ku kemi një rend pa rend, sidomos me zhvillimet në Ukrainë. Shumë pak vetë mund të kishin parashikuar që regjimi i Asadtit do të ishte partner për të zhdukur një të keqe më të madhe që është ISIS. Këto janë copëza të caktuara që zhvillohet në zona të caktuara të botës që flasin për mungesën e rregullave të qarta”, u shpreh kreu i diplomacisë shqiptare.

bushati dhe babaramo

“Samiti i Berlinit, mundësi afrimi me BE nën patronazhin gjerman”
Në fokus të intervistës gazetari Ilir Babaramo solli edhe samitin e Berlinit, i vlerësuar nga ministri Bushati si një mundësi për afrimin me Bashkimin Europian, nën patronazhin gjerman, siç u shpreh ai.

“Konferenca e Berlinit erdhi në një moment të rëndësishëm për Ballkanin. Është viti i parë ku ka paqe, ka marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, por procesi i pajtimit do të jetë i gjatë dhe me kthesa. Por është një paqe e brishtë se Ballkani rrezikohet nga disa fenomene. Kemi një president të Parlamentit Evropian dhe program të tijin ku thuhet që në 5 vite BE-ja nuk do të zgjerohet me anëtarë të rinj. Media ndërkombëtare ka raportuar që mund të mos ketë asnjë portofol për zgjerimin. Edhe sikur të ketë, kemi një dokument të miratuar nga PE ku thuhet që s’do të ketë anëtarë të rinj në 5 vitet e ardhshme. Konferenca e Berlinit ishte iniciativë e vendeve të Ballanit me BE nën patronazhin gjerman”, u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

babaramo
 
“Nese NATo do kete nevoje per trupa, Shqiperia do kete pjesen e saj ne mision”
Miratimi i planit të gadishmërisë së NATO-s ishte një element kyç i Samitit të Wellsit, ku Bushati tha se Shqipëria do të angazhohet me pjesën e saj në misione.

“Samiti i Wellsit është i rëndësishëm për vetë kontekstin gjeopolitik që po kalon aleanca, me dy rreziqet kryesore. Njëri në lindje si pasojë e situatës në Ukrainë dhe pezullimit të raporteve Nato-Rusi dhe rreziku nga jugu, ku ka zhvillime dramatike në Irak me të ashtuquajturin shtet të Kalifatit dhe fenomenet si pjesë e terrorizmit në atë pjesë të botës që jep edhe ndikimet në Ballkan. Zhvillimi kryesor ishte miratimi i planit të gadishmërisë së NATO-s. Nëse do të nevojitet dislokimi i mundshëm i “X” trupave, Shqipëria do të ketë pjesën e saj në një mision të tillë. Diskutimi ka lindur si pasojë e një rreziku potencial që zona të caktuara kufitare mund të përjetojnë në momente të caktuara. Këtu flasim për nevojën e ristrukturimit të organizatës dhe një ndër to është plani i gatishmërisë”, tha Bushati. 

“ISIS, problem jo vetëm shqiptar. Kontrolle në terren për ndalimin e fenomenit”
Sa i përket xhihadistëve (militantëve islamikë ISIS) dhe luftës së tyre për krijimin e  Kalifatit (shtetit islam), ministri i Punëve të Jashtme theksoi se ky nuk është vetëm një fenonem i vendit tonë, por edhe i perëndimit. Ai shtoi se janë marrë të gjitha masat, si përmes kontrolleve ashtu edhe përmes kuadrit ligjor, që ky fenomen të mos përhapet.

“ISIS nuk është një fenonem vetëm shqitpar, ka prekur dhe shoqëritë perëndimore. Por në Shqipëri për shkak të një terreni të gatshëm që vjen si pasojë e varfërisë së disa zonave. Janë të gjitha kontrollet, baza ligjore është goxha e kompletuar, por do punohet edhe më fort për mënyrën se si do të zbatohet këto norma në praktikë”, tha Bushati. 

Pjese nga Intervista e ministrit te Jashtem Ditmir Bushati ne "5 Pyetjet nga Babaramo"

Kryeministri tha se u takua me presidentin Obama, ku ndodhi ky takim e çfarë u fol? 

NATO është një takim ku formatet e takimit janë formale dhe informale. Siç ka deklaruar kryeministri në këto formate ka pasur mundësi të shkëmbejë pikëpamje me presidentin Obama. Ka diskutuar në lidhje me angazhimet që ka Shqipëria në çështjet ndërkombëtare, si pjesëmarrja e Shqipërisë në Irak. Kryeministri ka patur mundësi të diskutojë me presidentin Obama disa nga cështjet me rëndësi, ashtu si ka pasur mundësi të diskutojë dhe me drejtues të tjerë në Aleancë. Çështje që kanë lidhje me sigurinë në këtë pjesë të Evropës. 

Në takimin me kryeministrin grek, Samaras, sa çështje janë hapur?
Takimi ka qënë në frymë të respektit, vjen pas shkëmbimit të vizitave dhe pas diskutimeve intensive së bashku me homologun Venizelos. Ky takim vjen pas disa zhvillimeve pozitive mes dy vendeve. U diskutua për çështje që janë pjesë në interesin e përbashkët, si dhe një pjesë të çështjeve dy palëshe që ende nuk janë adresuar. Çështjet dihen, duke filluar që me ligjin e luftës, që është absurd ekzistenca e këtij ligji. Çështja çame e cila është pjesë e dosjes sonë diplomatike, çështja e detit, e clia mund të themi është e aktualitetit. Si dhe rasti i respektimit të minoritetit grek në Shqipëri apo të drejtat e shqiptarëve në Greqi. 

I ngriti kryeministri këto çështje që përmendët? 
Po të gjitha, këto janë në dosjen e Ministrisë. Dhe toponimet sillnin jo pak probleme, i dhamë një zgjidhje. Po vazhdojmë me komisionet e përbashkëta. Në muajt në vijim do të kemi lajme të mira dhe për disa çështje të përbashkëta. Për marrëveshjen e detit është në interes të Shqipërisë për t’i dhënë një zgjidhje të re. Ka një vendim të Gjykatës dhe autoritetet shqiptare do gjejnë një zgjidhje që respekton marrëveshjen ndërkombëtare si dhe vendimin e Gjykatës. Nuk është një çështje e lehtë, palët janë në dy anë të ndryshme. Kemi interes për ta zgjidhur. 

Po për reformën territoriale? 
Pala greke mund të jetë në të drejtën e saj për të hapur çështje që thotë së janë në të drejtën e saj. Këto janë çështje të brendshme që Shqipëria i adreson me procedurat e saj, që janë demokratike. 

Si e kanë pritur në Maqedoni deklaratën e kryeministrit, apo do kërkoni falje?
Qëndrimi i kryeministrit në lidhje me Maqedoninë ka qënë i qartë, realist dhe gjakëftohtë, në interes jo vetëm të shqiptarëve që jetojnë aty por për vetë Maqedoninë. Unë do të pres homologun maqedonas pas disa ditësh, dhe kur theksojmë Marrëveshjen e Ohrit nuk kemi parasysh zbatimin formal të saj, por mënyrën se si shpërndahen të ardhurat në Maqedoni, si ndërtohet adiministrata, si respektohen dy gjuhët. 

Por për protestat që nisin nga xhamitë, a janë shqetësuese? 
Natyrisht ajo është shqetësuese po aq shqetësuese sa t’i quash shqiptarët fondamentalistë islamikë. Ndaj ne kërkrkojmë zbatimin e plotë të MO-së. 

Si janë marrëdhëniet tuaja me Presidentin? 
Marrëdheniet e mia janë korrekte. Në raste të caktuara kam kërkuar të takohem me Presidentin, ta informoj për çështje që unë i kam konsideruar të rëndësihme që duhet ta informoj. E kam informuar dhe për takimet e tjera. 

Po emërimet e ambasadorëve? 
Ka ambasadorë që kanë kaluar të gjithë fazën, ka të tjerë që kanë ngecur. Për deri sa ministri i Jashtëm ka nisur procedurat për ambasadorët do të thotë që unë kam qënë pro, dhe argumentete e presidentit në këto raste kur ka kthyer emrat nuk kanë qënë bindëse. Ka ambasadorë që kanë shkelur ligjin, kanë shkelur etikën nuk janë në lartësinë e detyrës. Unë i ka propozuar Presidentit lirimin e tyre nga detyra. 

Çmendoni për arresimitn e Fullanit? 
Kjo është një ngjarje e rënde, nuk ka diskutim. Ne si mazhoranë dhe qeveri jemi përpjekur të ndërmarrim veprime racionale. T’i krijojmë kushte Prokurorisë të vazhdojë hetimet si dhe kemi bashkëpunuar fortë me FMN që Banka e Shqipërisë të mos preket. Duhen të bëhen ndryshimet e nevojshme në ligj. Banka është një institucion delikat, ndaj po punojmë që pavarësia e Bankës duhet të ruhet.
 
Po mandatin e deputetit, kur do e dorëzoni?
Besoj se në ditet në vijim do të dorëzoj mandatin.

Redaksia Online
(Gre.M/g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën