Butka përfaqëson Shqipërinë
në Komisionin Europian të Filmit

Butka përfaqëson Shqipërinë<br />në Komisionin Europian të Filmit
TIRANE- Në kuadër të Berlinales 2014, EUFCN – European Film Commission Network do të zhvillojë të martën (11 shkurt), në Berlin takimin e radhës të anëtarëve të saj. Në këtë takim merr pjesë Ilir Butka, si përfaqësues i Albania Film Commision. Gjatë takimit do të diskutohen disa çështje si, buxheti dhe situata financiare 2014, aktivitetet e këtij viti, marketing dhe promovimi i tyre, etj, bëri të ditur Agron Domi, bashkëdrejtues me Ilir Butkën në Albania Film Commision, AFC.

Një temë tjetër do të jetë edhe ajo mbi fondet për prodhimin e filmave artistikë dhe promovimi midis vendeve europiane, si t’u shpjegohet prodhuesve për fondet qe mund të aplikojnë, mes të cilave edhe në Shqipëri. EUFCN është një shoqatë jo-fitimprurëse që mbështet dhe promovon industrinë e filmit dhe kulturës.

AFC ka për qëllim të promovojë rajonin shqiptar për të xhiruar në të filma europianë, por jo vetëm. Gjithashtu AFC ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për të gjithë ata që duan të punojnë në industrinë e filmit në Shqipëri.
 

Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane