Butrint, vihet në skenë
“Shtëpia e Bernarda Albës”

Butrint, vihet në skenë<br />“Shtëpia e Bernarda Albës”
BUTRINT- Drama “Shtëpia e Bernarda Albës” u shfaq mbrëmë në Butrint, në natën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit. Kjo dramë me regji të Irina Kouberskaya dhe Hugo Perez, nën interpretimin e kompanisë teatrore 'Tribunët" nga Madridi, Spanjë, u prit me emocion nga pulbiku.
 
Sapo dritat mbi skenë zbuluan skenografinë e dramës së Frederiko Garsia Lorkës, filloi të dëgjohëj zëri i Alfred Bualotit, i cili përcolli nga brendia e publikut atë çka do të ndodhte në skenë për dy orë.
 
Për gati 2 orë, publiku ka ndjekur nga shkallët e gurta aktoret e talentuara Carmen de la Pica, Chelo Vivares, Natalia de Azcarate, Xandra Navarro, Matilde Juarez, Katarina de Azcarate, Ana Piero, Marina Valverde dhe Luisa Garcia, nën magjinë dhe muzikalitetin e fjalës në spanjisht.
 
Vënia në skenë e kësaj vepre ngriti në piedestal dëshirën për jetën, për fuqinë e dashurisë.
 
Në lojën aktoreske, ku u ndërthurën plastika e portreteve, lëvizjet ritmike dhe të harmonizuara në fjalë, profesionistet e ardhura nga Madridi rrëfyen dramën e shoqërisë spanjolle në vitet '30, tiraninë e fatit të destinuar dhe rrënimit autoritar për të shpërthyer në revoltën dhe sakrificën për dashurinë.
 
E parë nën intrepretimin e Trupës Kombëtare të Teatrit kombëtar në Tiranë, "Shtëpia e Benarda Albës", në Butrint u ndoq me admirim dhe mori duartrokitje pafund.
 
Në fund të shfaqjes, kritiku i artit, Josif Papagjoni, pohoi se fjala e aktorit zotëroi skenën dhe dialogu mes tyre mbajti të ngërthyer publikun.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë