SARANDE- Flakët kanë përfshirë parkun natyror në Malin e Milefit në zonën e Butrinit në Sarandë. Flakët kanë rënë rreth orës 13:00 në parkun natyror dhe kanë përfshirë një sipërfaqe prej 10- 15 ha pyje. Korrespondenti i A1 Report informon se zona e përfshirë nga flakët ndodhet pranë antenave të tv dhe celularëve, por sqaron se nuk ka prekur këtë zonë.

Remzi Bani drejtor i Policisë së Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shërbimit Pyjor deklaron për gazetarin tonë se “situate është emergjente, dhe se forcat zjarrfikëse dhe policia e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit tepër të thyer”.
(sg/shqiptarja.com)