“Butrinti shqiptar, jo grek!” Auron Tare letër Muzeut Britanik, korigjohet gabimi

“Butrinti shqiptar, jo grek!” Auron Tare letër Muzeut Britanik, korigjohet gabimi

Koleksioni i monedhave ekspozuar ne faqen e Muzeut Britanik

Kur sot klikon në faqen e Muzeut Britanik, emri “Buthrotum” (Butrint), në përshkrimin që shoqëron një koleksion të vjetër monedhash jepet si një Park Antik në Shqipërinë Moderne (Buthrotum Epirus Vlorë/Albania). Më herët Muzeu, e kishte identifikuar vendndodhjen e tij si Buthrotum Epirus Greece. Korigjimin e bëri të mundur studiuesi Auron Tare (njëherazi anëtar i këshillit shkencor të UNESCO-s) , i cili sapo ka pikasur gabimin i ka shkruar një letër Drejtorit të Muzeut dhe gjatë ditës së sotme vendndoodhja e Butrintit, prej nga duket se është origjina e këtyre monedhave është shkruar saktë.

“Jam i lumtur të njoftoj vendimin e sotëm të Muzeut Britanik për të ndryshuar emrin e vendndodhjes së Butrintit nga Buthrotum Epirus Greece në Buthrotum Epirus Albania. Muzeu Britanik reagoi shpejt pas një letre që i dërgova Drejtorit të Përgjithshëm mbi saktësinë e terminologjisë së përdorur për të përshkruar Butrintin si qytet grek. Falë kuratorit të Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve në Muzeun Britanik, z. Tom Hockenhull iu përgjigj me një term të saktë duke e vendosur saktë origjinën e koleksionit të monedhave që vinte nga Butrinti si Buthrotum, Shqipëria moderne Epiri”, shkruan Tare në Facebook.

Muzeu Britanik është një muze publik kushtuar historisë, artit dhe kulturës njerëzore, i vendosur në zonën Bloomsbury të Londrës. Koleksioni i tij i përhershëm prej tetë milionë veprash është ndër më të mëdhenjtë dhe më gjithëpërfshirëset që ekzistojnë. Ai dokumenton historinë e kulturës njerëzore nga fillimet e saj deri në të tashmen.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjon Kamberaj: 17/03/2023 07:31

    Bravoooooo Auron që shkruan, se asgjë s'kanë shkruar këta gjin-----usht,usht, ushtat tanë të akademisë, po asgjë ama.... Dicka larg e larg nëpër dhëmbë na i thoshin

    Përgjigju
  • Arbërori: 15/03/2023 19:50

    Të lumt o patriot Shqiptarë…!

    Përgjigju
  • Vsn: 15/03/2023 19:27

    Ju lumte Z.Tare. Muzeu i Londres ka nje fiksim te crregullt, sepse emerton dhe rendit gjithcka Ilire si Greke, nderkohe qe jane te ndryshme dhe jo te njejta. Duket qe edhe vete greket nuk e kane shume te qarte kuptimin qe i jepet fjales greke dhe perpiqen qe te emertojne gjithcka qe i perket historise se lashte Europjane si greke, pamvaresisht perkatesise se tyre. Fjala rromak sikur ka filluar te marre nje kuptim dytesor dhe prejardhes nga grekja, gje qe eshte shume e gabuar dhe e pavertete. Fjalen gerrqi, me falni, Grek dhe Greqi e shpiku Aleksandri, keshtu qe nuk ka te beje fare as me te ashtuquajturit greker te lashte dhe lere fare me keto afrikano aziatiket anadollake te sotem te vetquajtur greke. Se mos te flasin ose te pellasin icike akademia e shkencave se Shqiperise, ministria e kultures, e jashtme dhe keto fytoret tane te zene!

    Përgjigju
    • Gjon Kamberaj: 17/03/2023 07:38

      Ëëëëëëë bravoooooo më në fund

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën