TIRANE- Ministria e Financave po përfundon hartimin e draftit të ligjit për ndryshimin e buxhetit të vitit në vazhdim. Drafti me ndryshimet në buxhetin e shtetit 2013, pritet të kalojë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, ku parashikohet shkurtimi i 160 milionë dollarëve të shpenzimeve buxhetore. Nga këto, 100 milionë dollarë do të rrudhen shpenzimet korrente., ndërkohë që me 60 milionë dollarë do të ulet niveli i investimeve.
Kreu i qeverisë një ditë më parë para trupit diplomatik në vend, deklaroi se arka e shteti është bosh, duke treguar gjendjen reale të ekonomisë. Por fondi i pagave dhe pensioneve nuk do te preket. Ndërkohë, arsimi, infrastrukura, bujqësia do të bien “viktima” të shkurtimeve buxhetore.
Ministria e Financave pritet i kërkojë Kuvendit një shtesë të deficitit buxhetor për vitin 2013. Rritja e deficitit prej 24 miliardë lekësh për të mbyllur këtë vit buxhetor, pritet të thellojë më tej edhe treguesit e borxhit publik, që po i afrohet me shpejtësi kuotës 70 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Sipas ekspertëve të financave, problemet kanë ardhur si rrjedhojë e efektit të politikave lehtësuese fiskale që ndërmori qeveria para zgjedhjeve, si dhe mosrealizimi i të ardhurave nga pushteti qendror e vendor, por edhe të fushatës së gjatë elektorale ku mjaft biznese iu janë shmangur detyrimeve.
Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com