Buxheti 2013, si do të ndahen fondet
ndërtohen vetëm 44 km rrugë nacionale
Buxheti i vitit të ardhshëm ka marrë OK e Kuvendit në parim. Sipas kryeministrit, ai është më i madhi në histori, por në fushën e infrastrukturës parashikohet të
ndërtohen vetëm 44 km rrugë, ndërkohë që Shqipëria nuk respekton detyrimin ndaj NATO-s
TIRANE- Paratë e "buxhetit më të madh në histori" do të ndahen pak a shumë si vitet e tjera. Në vitin 2013 nuk shihet ndonjë shpenzim gjigand, si rruga e kombit, ndërkohë që nuk kuptohet se ku do të shkojnë fondet "gjigande", ndërkohë që do të ndërtohen vetëm 44 km rrugë nacionale, sipas parashikimeve. Sa më poshtë, bëhet një analizë e politikës së ndjekur nga qeveria në ndarjen e shpenzimeve buxhetore sipas dikastereve kryesore. Ndërkohë që Shqipëria nuk respekton detyrimin ndaj NATO-s.
MM Buxheti do të jetë rreth 19.8 miliardë lekë, ose 48.24 milionë lekë më i lartë se ai i 2012- s, duke përfaqësuar rreth 1.4 për qind të PBB, pra, larg objektivit 2 për qind, kërkuar nga standardet e NATO-s.
MB
Projektbuxheti i parashikuar për vitin 2013 është 16.27 miliardë lekë ose 1.14 për qind e PBB. Synohet rritja e sigurisë në rrugë, duke ulur në masën vetëm 2% numrin e aksidenteve rrugore dhe reduktimin e nivelit të sjelljeve antishoqërore dhe krimit të rrugës në masën 5 për qind, etj.
MPPT
Kjo ministri vazhdon të përfitojë pjesën më të madhe të fondeve të parashikuara për investime publike. Për vitin 2013 do të përfitojë 41.8 miliardë lekë ose rreth 58.6 për qind të totalit të investimeve publike. Në projektbuxhetin e 2013-s parashikohet që 28.3 për qind e investimeve publike për këtë ministri të jenë investime me financim të brendshëm, dhe synohet ndërtimi dhe rehabilitim i 44 km rrugë të rrjetit kombëtar, etj., si dhe mirëmbajtja me koncension e rrugës Milot- Morinë, pjesë e Durrës-Kukës.
MBUMK
Fondet në total për vitin 2013 për këtë ministri arrijnë në 6.47 miliardë leke ose 0.45 për qind të PBB. Këto fonde do të shërbejnë kryesisht në arritjen e objektivave, si ofrimi i shërbimeve ekonomike të kullimit me gravitet për 19 000 hektarë tokë bujqësore, më shumë mbrojtje nga përmbytjet lumore e detare e përmirësuar me 20 km argjinatura, ofrimi për fermerët i 16 paketave/ kartave teknologjike, etj.
MASH
Kjo ministri do të ketë në vitin 2013, 38.89 miliardë lekë ose 2.7 për qind e PBB. Këto fonde do të shërbejnë kryesisht për rikonstruksionin dhe ndërtimin e 150-200 klasave, ndërtime të reja e rehabilitim të objekteve arsimore 550-600 klasa dhe sigurimin e pajisjes së tyre.
MSH
Buxheti i kësaj ministrie, në total për vitin 2013, parashikohet të jetë në masën 28.7 miliardë lekë, duke përfaqësuar 2.01 për qind të PBB. Synohet mbulim me 85 për qind i nevojës për shërbim spitalor në vitin 2013, nga 84 për qind në 2012-n, plotësim me 75 për qind i nevojave të spitaleve me pajisjet e domosdoshme për shërbimin e imazherisë, etj.
MPÇSSHB
Do të marrë në total 59.67 miliardë lekë ose 4.17 për qind e PBB, ose 6.1 miliardë lekë më shumë, duke synuar krijimin e një sistemi modern dhe unik të shërbimit të inspektimit në të gjithë vendin, nëpërmjet përmirësimit të performancës së inspektimit nëpër subjekte, 16,300 inspektime të planifikuara për vitin 2013, zbutjen e varfërisë nëpërmjet rritjes së masës së ndihmës ekonomike për familje në masën 5.6 për qind, etj.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2223
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46