Buxheti 2014: 280 mln euro
për faturat e shtetit ndaj biznesit
Këshilli i Ministrave ka miratuar të shtunën pasdite projektbuxhetin e vitit 2014. Për herë të parë, në këtë buxhet përfshihet si një zë i veçantë pagesa e detyrimeve ndaj biznesit, në masën 39 miliardë lekë, nga i cili 12 miliardë lekë do të jenë detyrime të infrastrukturës dhe 22.8 miliardë lekë detyrime të tjera.
TIRANË - Këshilli i Ministrave ka miratuar të shtunën pasdite projektbuxhetin e vitit 2014. Për herë të parë, në këtë buxhet përfshihet si një zë i veçantë pagesa e detyrimeve ndaj biznesit, në masën 39 miliardë lekë.
Sipas projektbuxhetit të përgatitur nga Ministria e Financave, totali i të ardhurave parashikohet të jetë rreth 364 miliardë lekë, me një rritje prej 13%, apo 42 miliardë lekë, në raport me buxhetin e rishikuar 2013. Totali i shpenzimeve buxhetore pritet të jetë 459.5 miliardë lekë, me një rritje prej 54 miliardë lekë, apo 13%.
Ndikimin kryesor në rritjen e shpenzimeve e ka parashikimi i një zëri të ri, ai i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura me një vlerë prej 39 miliardë lekësh, nga i cili 12 miliardë lekë do të jenë detyrime të infrastrukturës dhe 22.8 miliardë lekë detyrime të tjera.
Buxheti parashikon një fond për pronarët. Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2014 është 1.6 miliardë lekë, nga të cilat të ardhura të tjera 1.3 miliardë lekë dhe transferimet nga Buxheti i Shtetit 300 milionë lekë;
Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë: shpenzime korrente 269.2 miliardë lekë; investime 70.3 miliardë lekë.
Ndërkohë që fondi rezervë është 1.5 miliardë lekë, kontingjenca 3 miliardë lekë dhe fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve 2 miliardë lekë. Për herë të parë, në fondet rezervë përfshihet edhe zëri i detyrimeve të prapambetura në shifrën 39 miliarde lekë.
Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 86.500 punonjës.
(Për më tepër lexoni sot në gazetën "Shqiptarja.com" print)Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6.2%
Vota total: 1528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26