Buxheti 2014, Cani: 350 mln $ i
kthejmë biznesit TANI LIVE NE TV

Buxheti 2014, Cani: 350 mln $ i<br />kthejmë biznesit TANI LIVE NE TV
TIRANE- Në Konferencën e kryetarëve Ministri i i i Financave, Shkëlqim Cani paraqiti sot paradite projektligjin për " Buxheti i Shtetit për vitin 2014" dhe "Paketën Fiskale" parashikimet e të cilit janë bazuar në tregues makroekonomikë të konsultuar dhe të mbështetur nga FMN dhe BB.

"Nuk presim mrekulli por realizëm, ndryshim mentaliteti dhe transparencë në përdorimin e fondeve publike. Të ardhurat rriten me 42 mld lekë. Eshtë buxheti më i madhi në historinë e Shqipërisë  dhe ka rritjen të madhe të të ardhurave."- tha ministri i Financave duke prezantuar pr/buxhetin 2014. 

Totali i të ardhurave të buxhetit 2014 parashikohet të jetë 363,966 milionë lekë, ose   +42,048     ose   26.1%   e PBB   
Shpenzimet                  455,566     milionë lekë          +54,158    ose     32.9 % e PBB     
Deficiti                          91,600       milionë lekë           +12,111  ose            6.6 % e PBB
Borxhi publik              1,044,855      milionë lekë      +108,389 ose  72.6/74.8% PBB
PBB nominale    1,395 – 1,412,000       +39,767

Ministri i Financave tha se niveli i investimeve publike për  2014 do të më i lartë se 2012, por në tërësi do shkojë mbi 1 miliardë lekë. "Gjatë 2014 do shlyhen 35 miliardë lekë borxhe të prapambetura që i përkasin investitorëve dhe biznesit".  Cani tha se rritja ekonomike për 2014 parashikohet të jetë 2.1 % ndërkohë që pas 2015 do të nisë ulja e borxhit publik. Ministri i Financave foli dhe për rritje të pensioneve në 2014, por pa dhënë një shifër.Fjala e plotë e ministrit Cani

Në këtë pr/buxhet sektorët prioritarë janë arsimi, shëndetësi bujqësia dhe insfrastruktura. Shpenzimet kapitale si zë më vete është 65 miliardë lekë.

Konferenca e kryetarëve nisi me debate për pr/kalendarin për diskutimin e pr/ligjit për "buxhetin e Shtetit për vitin 2014" dhe “paketa fiskale”, i cili u miratua të shtunën e 14 dhjetorit 2013.

Sipas deputetëve të PD-së drafti vjen me një muaj e ca me vonesë dhe nuk ka kohë fizike për ta studiuar dhe më pas konsultuar me grupet e interesuara. 

Kryetari i Grupit PD-së Edi Paloka akuzoi qeverinë se ka shkelur rregulloren dhe ligjin me ardhjen me vonesë të draftit të  pr/buxhetit në Parlament.

Meta argumentoi se shkak kanë qenë negociatat me FMN-në, ndërsa akuzoi opozitën se po kërkon të vonojë më tepër duke zhvendosur debatin për kalendarin në konferencën  e kryetarëve, ndërkohë që ky debat mund të bëhej në seancën e sotme parlamentare

Buxheti 2014 parashikon rritje të pagës nga 20 deri në 25 % për 9% të efektivëve të policisë së shtetit. Fondi për rritjen e pagave të policisë shkon në 10 milionë dollarë. Tahiri: Buxheti 2014, historik

Ndërkaq sot në orën 16:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare ku do të nisë diskutimet në lidhje me projekt-buxhetin dhe paketën fiskale. Pritet që gjatë seancës të ketë debate dhe përplasje të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Javën që vjen disktutimet nisin në komisione ndërkohë që pritet të hidhet për votim në seancën parlamentare të 28 dhjetorit.

CFARE NDODHI NE KONFERENCEN E KRYETAREVE

Konferenca e kryetarëve u mbyll në orën 12: 28 minuta. Jashtë konferencës, kryetari i grupit PD-së Edi Paloka tha se mazhoranca do të kalojë sot në seancë plenare atë pr/ligj të cilën nuk mundi ta kalojë sot në konferencën e kryetarëve. 

”Ministri tha se me 1 prill mund  të ulen çmimet. Do dyfishohet taksa për banesat për çdo banesë. Sot do kërkojnë të kalojnë me kartonin e mazhorancës atë që nuk e kaluan dot në konferencë. Nuk ëshë pyetur asnjë grup interesi”

Ora : 10: 50- 11: 32  MINISTRI PREZATON PR/BUXHETIN 2014, DHE PAKETEN FISKALE
Nga ora 10: 50 deri ne 11: 32 Ministri i Financave paraqiti draftin e pr/buxhetit 2014 dhe paketën fiskale. Lidhur me ardhjen me vonesë të pr/ligjit dhe reagimeve të opozitës Cani tha se FMN nuk mund të kalohej.

“FMN është mbështetëse për pagesat e vonuara nga ju dhe unë. Kur ta bëjmë analizën e buxhetit, do shihni se ish qeveria nuk ka respektuar afatet që ka pasur ajo. Hartimi i buxhetit nis shumë herët në vitin që jemi dhe duhej të ishin bërë nga ajo. ”

MBYLLJA E 2013, RRITJA EKONOMIKE REALE 1.3%, BORXHI  69.1%
Parashikimi i përafërt për mbylljen e vitit 2013, nga pikëpamja e treguesve makroekonomikë, është:
Të ardhurat                 321,918    milionë lekë   ose 23.8%     e  PBB
Shpenzimet                  405,408   milionë lekë  ose 29.9 %   e  PBB
Deficiti                         83,489    milionë lekë  ose  6.2 %     e  PBB
Borxhi publik              936,466                                  69.1 %
PBB nominale              1,369,000
Rritja ekonomike reale                 1.3 %        

“Kjo është një situatë që na vë në vështirësi dhe objektivat duhen shtrirë në afatin e mesëm. Objektivat e arta për një deficit 3% dhe borxh publik perj 60% do të na duhen vite por vendosmëria e qeverisë është e plotë.

CANI: RRITJA EKONOMIKE NE 2014, 2.1%, BORXHI DO ULET PAS 2015
Do shlyejmë dhe borxhin e marrë në kurriz të shqiptarëve. Rritja ekonomike do të jetë diku tek 2.1% në 2014. Nga 2015 nis ulja e borxhit publik.  Objektivat e arta për një deficit 3% dhe borxh publik perj 60% do të na duhen vite por vendosmëria e qeverisë është e plotë. Nga 2016 do të nisë ulja e borxhit deri në 2018 me objektiv që borxhi public të jetë në nivelin 60%. Nuk presim mrekulli por realizëm, dhe ndryshim mentaliteti dhe transparencë në përdorimin e fondeve publike.
 Kemi zënë mënd nga dështimet e viteve të kaluara, kur buxheti ka qenë me frymë të tejkaluar. Jemi munduar të pasqyrojmë realizëm dhe vërtetësi në buxhet.  Ky buxhet do sjellë, gjallëri dhe rritje të ekonomisë.”- tha Cani.

CANI:BIZNESIT DO I KTHEHEN 350 MLN DOLLARE, S'DO LEJOJME BORXHE TE REJA
"Buxheti rivendos disiplinën e financave publike. Bëhet shlyerje graduale e borxhit të prapambetur ose i fshehur vetëm ai që është ndaj biznesit i zbuluar dhe i cerfiikutar dhe që do marrë shlyerje 350 mln dollar, .Biznesit do i kthehen 350 milionë dollar gjatë 2014. Nuk do lejojmë krijimin e borxheve të reja. Biznesit do i shlyhen paratë nga thesari i shtetit. ”

PAKETA FISKALE, PAGAT, BARNAT, TAKSA E BANESËS SË DYTË 
Paketa e re fiskale hyn në fuqi më 1 prill 2014

-Asnjë individ që merr pagën nga 0 -1 milionë e 300 mijë lekë të vjetra nuk do të tahothet më shumë nga çka qenë. Por do të tatohen më pak. Këta janë 97 % e pagëmarrësve, jo 95% sa ka qenë. Kush merr pagë nën 1 milionë e 300 mijë lekë do përfitojë. Sa më e ulët paga aq më i madh përfitimi.  

-Të gjitha kategoritë e shtresave në nevojë të shoqërisë do të marrin subvencion 10% të TVSH-së së paguar për energjinë, si dhe po aq edhe për produktet bazë të shportës

-Barnat dhe shërbimet shëndetësore do të jenë më të lira për pacientin shqiptar.

-Rritet dyfish taksa e ndërtesës që përdoret për qëllime biznesi.

-Taksa për shtëpinë jo të parë do të jetë sa dyfishi i taksës së ndërtesës në zonën ku do të jetë shtëpia e dytë.

-73 mijë të vetëpunësuar në Shqipëri nga prilli 2014 do të paguajnë më pak kontribute shëndetësore.

-Rritet taksa e qarkullimit me 10 litri për naftën e benzinën. Si efekt mendohet që në buxhet të realizohen 5.5 mld lekë të ardhura.

-Hiqet për fermerin taksa për kalim të tokës bujqësore

Hiqet taksa e biznesit të vogël deri në 8 milionë lekë nga 1 janari. Efekti negative është 2 mlnd lekë, por ishte premtim dhe zotim  

Biznesi i vogël deri në 2 mln lekë do të paguajë taksë fiske në vit prej 25 mijë lekë.

Subjektet e biznesit nga 2-8 mln lekë nuk do të paguajnë tatim fitimin jo më 10% por 7.5 %

Pjesa tjetër e biznesit i rritet tatim fitimi nga 10 në 15% kjo sjell 7 mld lekë të ardhura në buxhet

Vendosja e akcizës tek cigarja mendohet të prodhojë të ardhura në buxhet rreth 3.5 mld lekë.

Fermeri do marrë 20% e tvsh që ka paguar për gjithë inputet në bujqësi, në shumën 600 milionë lek.

FONDET PER ARSIMIN, SHENDETESINE, BUJQESINE  
-Bujqësisë i shtohen fondet 1.9 miliardë lekë
-Arsimit me 1.4 mld lekë
-Shëndetësia do të ketë 1.6 mld fonde më shumë
-Policisë do i shtohen me 0.9 miliardë lekë

-Mbrotjja sociale do të marrë të gjithë fondet e nevojshme për të shlyer gati 1/3 e detyrimeve të prapambetura

-Për 2014 është shtuar fondi me 1.4 miliardë lekë për shtresat në nevojë

-Do shlyhen detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj biznesit

-Pushtetit lokal i është rritur granti i pakushtëzuar me 1mld lekë dhe fondet e investimeve në infrastrukturën rurale me 3.8 mld më shumë

- Pensionet me gjithë problemet e skemës aktuale do të rriten.

DEBATET NE KONFERENCEN E KRYETAREVE
ORA 10:22- 10: 48  PALOKA: PO SHKELET LIGJI, META: VONESA, SHKAK NEGOCIATAT ME FMN  
Për 30 minuta pati debate në lidhje me pr/kalendarin për pr/buxhetin.  Kryetari i Grupit PD-së Edi Paloka akuzoi qeverinë se ka shkelur ligjin me ardhjen me vonesë të draftit të  pr/buxhetit në parlament. Meta argumentoi se shkak kanë qenë negociatat me FMN-në.

Paloka: “Pr/ligji i buxhetit vjen në shkelje të plotë me ligjin. Pr/ligji duhej të vinte në Parlament më 12 nëntor. Kjo qeveri po i bën rregull shkeljet e rregullave.
 
 Meta: “Duke qenë të ndërgjegjshëm për afatet, kam komunikuar me kryeministrin e ministrin e Financave, është e vërtetë që nuk jemi në afatet e përcaktura por qeveria ka qenë në negociata me FMN e institucione të tjera ndërkombëtare pasi ka qenë e domosdoshme të bjerë dakord me disa politika buxhetore fiskale. Kjo ka qenë arsyeja mendoj unë.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit