Buxheti 2014, vjen drafti sot
në qeveri, ja taksat për pagat

Buxheti 2014, vjen drafti sot<br />në qeveri, ja taksat për pagat
TIRANE- Ditën e sotme Qeveria pritet të miratojë buxhetin për vitin 2014, i cili do të shoqërohet edhe me paketën fiskale. Për hartimin e buxhetit janë konsultuar edhe partnerët ndërkombëtarë:

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Jo shumë kohë më parë, BB-ja paraqiti një raport me rekomandime në 13 sektorë të ndryshëm socialë dhe ekonomikë. Përmbushja e këtyre pikave përbën një kusht për marrjen e një huaje, aq të nevojshme për Qeverinë në mënyrë që të rimëkëmbë financat.

Pritet që BB-ja të japë një hua prej 100-200 milionë dollarë për vendin tonë. Por për të marrë këtë hua duhet që Qeveria të japë prova për një menaxhim të mirë të situatës finaciare. Hartimi i buxhetit, përveçse me partnerët ndërkombëtarë, duhet diskutuar edhe me grupet e interesit. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, pritet që në buxhetin e vitit 2014 të ketë shkurtime shpenzimesh, duke vënë në dispozicion fonde vetëm për sektorët më prioritarë.
 
Karakteristikat
Buxheti për vitin 2014 pritet të jetë më i vogël se ai i vitit 2013. Pritet që shuma në dispozicion të kapi shifrën 300 miliardë lekë, mjaft larg nivelit të parashikuar për t’u përdorur nga buxheti i mëparshëm. Në bazë të këtij buxheti, që pritet të miratohet sot nga Qeveria, rritja ekonomike reale parashikohet të jetë 2%. Kjo përkon edhe me statistikat e ndërkombëtarëve, të cilët kanë parashikuar një rritje të përafërt të ekonomisë shqiptare për vitet në vazhdim. Ky parashikim i afrohet objektivitetit të gjëndjes ekonomike të vendit, gjë që ndryshon nga epoka e Berishës, kur buxhetet hartoheshin me një optimizëm tejet të ekzagjeruar.

Të ardhurat nga tatimet e doganat parashikohen të jenë sa 18% e PPB-së, 13.9% më shumë se përgjatë vitit 2013. Mbledhja efikase e të ardhurave nga tatimet dhe doganat është një nga kushtet kryesore për rimëkëmbjen e vendit, pasi vitet e fundit shteti ka pasur shumë humbje si pasojë e keqmenaxhimit të këtyre dy sektorëve.
Ai që vlen të theksohet është fakti se shpenzimet priten të ulen. Sipas planit, shpenzimet për vitin 2014 priten të jenë 28.5% e PPB-së, pra 2.1% më pak se përgjatë vitit 2013. Në administratë nuk do të ketë shpenzime të reja në krahasim me vitin në vazhdim. Nga ana tjetër, për sekotrët prioritarë si bujqësia, inafrstrultura, shëndetësia dhe arsimi do të ketë një rritje fondesh prej 4-5%. Ndërkohë, deficiti fiskal pritet të jetë 3% e PBB-së ndërsa borxhi publik pritet të arrijë në 71.1% të PBB-së.
 
ULET MË TEJ TAKSIMINGA DRAFTI FILLESTAR
Paketa e re fiskale që po përgatitet ka qenë një temë e nxehtë diskutimi si nëpër media ashtu edhe në qarqet e sipërmërrjes. Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar deklaroi se 95% e shqiptarëve nuk do të tatoheshin për të ardhurat e tyre. Përllogaritjet e mëposhtëme japin një ide mbi mënyrën se si do të kryehet mënyra e re e tatimeve. Sipas paketës së re fiskale, e cila pritet të miratohet nga Qeveria ditën e sotme, për të gjithë ata që kanë një rrogë deri në 30,000 lekë të reja nuk do të ketë tatim. Pra e thënë ndryshe tatimi do të jetë 0%. Për të gjithë ata që rrogën e kanë më të madhe se 30,000 lekë të reja, por që nuk e tejkalon shumën 130,000 lekë të reja, tatimi do të jetë sa 13% e diferencës midis rrogës dhe shumës 30,000.

Pra nëse një rrogë është 120,000 lekë të reja, në bazë të rregullit të lartpërmendur, tatimi për këtë rrogë do të jetë në shkallën 9.75%. Pra më pak se sa është tatimi aktual me taksën e sheshtë. Ndërkohë për të gjithë ata që i kanë rrogat më të larta rritet taksimi. Psh një rrogë 160,000 lekë, do të tatohet me 12.4%. Pra duke e krahasuar me sistemin aktual të tatimeve me taksën e sheshtë 10%, rritja e tatimeve në total me sistemin e ri është vetëm 2.4%. E shprehur në vlerë monetare, një shqiptar që ka një rrogë 160,000 lekë të reja, me sistemin e ri të tatimeve do të paguajë 3840 lekë të reja me shumë. Të gjitha këto formula llogaritjeje të lartpërmenduara të sistemit të ri të tatimeve, nxjerrin në pah faktin se një pjesë e mirë e shqiptarëve që kanë të ardhura mesatare-të larta do të paguajnë edhe më pak se sa me sistemin aktual të taksës së sheshtë 10%.

Ndërkaq, duke iu bazuar sistemit të ri fiskal pritet që të hiqet TVSH-ja për ilaçet dhe shërbimin shëndetësor. Për sa i përket biznesit të vogël nuk do të ketë më taksë.
Në thelb sistemi i ri i tatimeve ka si qëllim të shtoi të ardhurat e shtetit në mënyrë që të rimëkëmbet ekonomia e vendit, por gjithmonë pa u rënduar finacave të qytetarëve shqiptarë. Me pak fjalë ata që fitojnë më pak do të paguajnë më pak. E krahasuar me vende të tjera të Bashkimit Europian, sistemi i ri i taksimit që do të vërë në zbatim Qeveria mbetet nga më të ulëtit. Ndërkohë administrata “Rama” ka treguar seriozitet për sa i përket menaxhimit të tatimeve, duke dhënë të kuptohet se ato do të përdoren për t’i shërbyer sa më mirë publikut       
 
Shkrimi u publikua sot (13.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit