Buxheti 2018,Komisioni i Ekonomisë
miraton edhe kërkesën e SHISH-it
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot propozimet e bëra nga Komisionet Parlamentare për rishikim të fondeve dhe punonjësve në buxhetin e vitit 2018 duke dhënë aprovimin për disa kërkesa të institucioneve kryesore në vend. Shtesa u miratuan për Kuvendin, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë apo Presidencën.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot propozimet e bëra nga Komisionet Parlamentare për rishikim të fondeve dhe punonjësve në buxhetin e vitit 2018 duke dhënë aprovimin për disa kërkesa të institucioneve kryesore në vend.
Shtesa u miratuan për Kuvendin, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë apo Presidencën.
Por cilat janë disa nga këto shtesa? Për Kuvendin u miratua një shtesë në organikë për 5 punonjës si dhe në zërin ë shpenzimeve një fond prej 141 milionë lekë. Këto të fundit do të shkojnë për paga të punonjësve shtesë, për realizimin e një botimi të posaçëm për reformën në drejtësi si dhe për udhëtime e dieta.
Po kështu 90 milionë lekë do të jenë në dispozicion për blerje autovetura, rikonstruksion bar-restorant, blerje dhe montim ashensori në sallën plenare, aplikacioni Kuvendi i Shqipërisë, si dhe disa shpenzime të tjera.
Kontrolli i Lartë i Shtetit nga ana tjetër kërkoi 5 punonjës më shumë në organikë, si dhe 14 milionë lekë shtesë. Po kështu të rishikohen fondet duke rritur shpenzimet për personelin dhe duke ulur ato për investimet.
Ministria e Drejtësisë kërkoi 25 punonjës shtesë, si dhe 20 milionë lekë më shumë për të përballuar shpenzimet me paga të tyre.
Presidenca kërkoi 30 milionë lekë më shumë dhe pas saj edhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor me 32 milionë lekë.
Gjykata Kushtetuese, Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkolla e Magjistraturës të gjithë kërkuan më shumë para.
Ashtu sikurse u lakua edhe gjatë diskutimi6t më të hershëm të buxhetit Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve merr 40 milionë lekë kurse për Invalidët e punës u miratua indeksimi i pagës një fond që shkon në 200 milionë lekë.
Ministria e Jashtme mori më shumë para për programin e regjistrimit të shqiptarëve jashtë shtetit me 35.5 milionë lekë si dhe rritje për shpenzimet e personelit me 113 milionë lekë.
Edhe Shërbimi i Brendshëm Informativ do të ketë 33 punonjës më shumë si dhe
560 milionë lekë më shumë.
Nga kjo 441.7 milionë lekë shkojnë në zërin e investimeve ku peshën më të madhe e zë blerja e sistemit të grumbullimit dhe analizës së informacionit me një vlerë prej 275 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro.monitor
Redaksia Online
Xh.F. Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
42.4%
-
Gafë
53%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 3771
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kaloj Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Rreth njëzet arrestime për plaçkitje në Los Anxhelos
9 Janar, 18:08
-
Dibër/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe 3 pasagjerët
9 Janar, 17:57
-
Biden do t’i drejtohet kombit për zjarret në Los Anxhelos
9 Janar, 17:46
-
‘Hesapet’ me drejtësinë greke, bokseri shqiptar Florian Marku arrestohet sërish në Londër! Pritet ekstradimi
9 Janar, 17:44
-
iute merr licencë në BE
9 Janar, 17:36
-
Kalifornia mobilizon afro 400 të burgosur për shuarjen e zjarreve në Los Anxhelos
9 Janar, 17:31
-
Zjarret në Kaliforni, kompanitë e sigurimeve përballë humbjeve deri në 10 miliardë dollarë
9 Janar, 17:26
-
Masakra në Cetinjë të Malit të Zi, shkon në 13 numri i të vdekurve, i mituri ndërron jetë në spital
9 Janar, 17:19
-
'Do më vrasin' Misteret e telefonatës së vajzës që alarmoi policinë në 'Astir'- I dashuri armë e kokainë! RENEA si në filma, nga tarraca në ballkon (PAMJET)
9 Janar, 17:14
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
21-Vjetori i tragjedisë së 9 Janarit, familjarët kërkojnë Drejtësi: Krim shtetëror, ta hetojë SPAK
9 Janar, 16:50