TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një statusi në Twitter ka reaguar pas deklaratës për shtyp të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Në statusin e tij, Balla i shkruan Bashës se buxheti nuk llogaritet me metodën e tij por rrit pagat duke mbështetur shumë familje shqiptare.
Lulzim nuk bëhet buxheti 7x7=42. Buxheti mbështet qindra mijëra familje që jetojnë me bujqësi, rrit pagat në sektorin publik, konsolidon rritjen e ekonomike, garanton investime në infrastrukturë në çdo cep të Shqipërisë. Halli i Lulit: pallati i vjehrrit nuk dëmshpërblehet.
Taulant Balla, deputet i PS-së
Më herët në deklaratën e tij për shtyp Basha u shpreh se buxheti nuk kishte sjellë rritje ekonomike, për më shumë (SHIKO KËTU)
O llulush pse e le pergjysem paret e BALLES ne toyota jaris
Përgjigju