Buxheti 2019/ Basha: Nuk sjell rritje ekonomike, 110 mln $ shkojnë për oligarkët, do anulojmë koncesionet

TIRANE - Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, pas miratimit nga Kuvendi të buxhetit të shtetit për vitin 2019, Lulzim Basha e konsideroi si buxhetin e vjedhjes. Sipas tij, buxheti nuk sjell rritje ekonomike, ndërsa shtoi se janë planifikuar 18 milionë dollarë për shpenzime luksi për makina e zyra dhe 110 milionë dollarë sipas tij do shkojnë si pagesa për oligarkët. Sipas Bashës, që prej ardhjes së Ramës në pushtet, kanë mbyllur qepenat 73 mijë biznese. Më të prekura nga ky buxhet, tha Basha do jenë familjet e varfra që trajtohen me ndihmë ekonomike. 

Sot organizata kriminale e rilindjes ka kaluar buxhetin që legjitimon zhvatjen e taksave tuaj dhe pasuron një grup oligarkësh. Dy janë karakteristikat e këtij buxheti që u legjitimuan sot. Karakteristika e parë është se në qeverisjen e Ramës 97% e qytetarët paguajnë më shumë taksa. Është fakt se nga xhepat tuaj 1.9 miliardë euro më shumë me taksa më të rritura dhe me tatime të larta dhe rritjes së çmimeve. Është fakt se  kjo rritje galopante e taksave, nuk ka sjell asnjë rritje ekonomike. Vendi është futur në një cikël krize, nga mbyllja e bizneseve, dhe nuk ka shembull më të trishtë sesa përditësimi i sotëm i shifrave të falimentit të biznesit të vogël. Sot që flasim kemi shifra që falimentojnë 41 biznese në ditët. Nuk ka shembull më të trishtë për ta ilustruar këtë se sa përditësimi i fundit i shifrave të falimentimit të bizneseve. Mbi 13 mijë biznese të mbyllura nga janari deri në tetor. 60% më shumë biznese kanë mbyllur qepenat këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Mbi 73 mijë biznese të mbyllura që kur Rilindja ka ardhur në pushtet që prekin 150 mijë familje shqiptare. Ky është rezultat i drejtpërdrejt i frymës mbytëse për ekonominë që ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës. 

A e dini se sa lekë do të shpenzojë qeveria e Edi Ramës për luks në vitin 2019? Vetëm për zyra, kolltuqe, shpenzime luksi, buzëkuq qeveria dhe makina, kjo qeveri ka vendosur që të vitin 2019 të shpenzojë 18 milionë dollarë. Këto para vetëm për rehatinë e tyre. Kjo shumë parash është e barabartë me buxhetin e 9 mijë familjeve që mund të merrnin një ndihmë ekonomike. Vetëm për Unazën e Re shteti shqiptar do shpenzojë aq sa nevojiten për një vit për familjet në nevojë. Kemi mbi 150 mijë familje në nevojë ekstreme që nuk sigurojnë bukën e gojës. 290 mijë bashkëqytetarët tanë do të gëdhihen dhe do të ngrysen me një vakt të ngrënë. Në vend që të mendohet për këta njerëz, buxheti për këta njerëz është i barabartë me vjedhjen te Unaza e Re. 40 mln euro shpenzohen të Unaza e Re, të njëjtat nevojiten për familjet në nevojë. Borxhi arrin në 82/83%. Erdhi në pushtet se do ulte borxhin, por sot ka një borxh prej 74% dhe një borxh i fshehur prej PPP-ve që ka shkuar 2.2 mld euro. Vetëm përmes këtij borxhi, shqitparëve borxhi iu shkon 83% të PBB. 110 mln euro ka ndarë buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, për të paguar oligarkët. Viti pasardhës do jetë 160 mln euro, për 10 oligarkë që vjedhin bashkë paratë e taksave të rritura.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Kreu i PD insistoi se zgjidhja për rimëkëmbjen është taksa e sheshtë 9%. Basha tha se PD ka një alternativë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke ulur taksat dhe anuluar koncesionet që sipas tij janë korruptive. Basha u shpreh se do mbajë përgjegjësi kush ka përfituar dhe grabitur paratë e shqiptarëve.

Fjala e plotë e Kryetarit të PD 


“Ne kemi një alternativë për të nxjerrë vendin nga kriza. Ajo është taksa e sheshtë prej 9% dhe kufirin minimal. Heqjen e TVSH dhe vendosjen e një tavani me të cilin nuk mund të ngrihen taksat e pushtetit vendor. Rikthimi i fashave mbrojtëse për shtresat në nevojë që asnjë familje të mos mbetet pa drita. Fasha mbrojtëse dhe për sipërmarrjet për të ndikuar në tregun  e jashtëm dhe të brendshëm. Anulimi i të gjitha koncesioneve korruptive. Ta harrojnë se do ti gëzojnë parat që kanë marrë apo ato që presin të marrin. Janë këto qindra mijëra euro që shkojnë për këto oligarkë. Kemi 190 mijë shqiptarë që hanë vetëm një vakët. Nëse alternativa është të falimentojë Shqipëria apo ju, kjo alternativë është e qartë. Do falimentoni ju dhe do mbani përgjegjësi,. Hiqni dorë nga piramida e PPP. Asnjë nuk do tolerohet. Një për një koncesionet do anulohen dhe paratë do i kthehen qytetarëve. Mos u zhysni në këtë vjedhje se do mbani përgjegjësi. Duan të nxjerrin familjet nga shtëpia e tyre, pasi u janë errësuar sytë nga grabitja. Nuk është betejë për të majtën apo të djathtën, por bëhet fjalë për në grusht shushunjash që po grabisin shqiptarët”- tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 03/12/2018 20:35

    Ti lul do te behesh kryeminister vetem nese zgjedhjet do te mbahen vetem per ju qe jeni ne qader,ne fakt ju qe ishit ne qader dhe ate vetem nese do vijne ata kriminelet e lazaratit te votojne ndryshe edhe ti e di qe nuk fiton dot nese nuk voton ti nje here nje tjeter nje here,pastaj ti nje here e qytetari i dyte e keshtu me radhe,ndryshe lul harroje qe do behesh ndonjehere kryeminister,ke shume krime per te lare lul qe kam frike se sdo kesh aq jete sa te pergjigjesh per te gjitha krimet qe ke bere.

    Përgjigju
  • Qamili: 03/12/2018 20:20

    O Lul ti je ne enderr ,po mendon se je Kryetar Qeverie me keto proklamata ,Zgjohu Zgjohu Pi qumsht Thiu se Derr je.

    Përgjigju
  • redi: 03/12/2018 16:40

    Jam dakort per vrejtjen e Lulit sidomos per PPP dhe shumen qe do paguaje buxheti publik per to . Por kur ishe ti Lul ne qeveri me Saliun sa koncensione abuzive dhe kriminale keni dhene ? E kupton si ju dhe Rilindja ( jo PS) me politiken ekonomike neiliberale ,nuk i sollet ndonje permiresim jetes ekonomike te shqiptareve . Avantazhi qe ka pa diskutim Rilindja ndaj jush, eshte rilindja urbane dhe rurale , qe ka ndryshuar ne menyre radikale fytyren e shume qyteteve dhe fshatrave . Verejtja ime eshte kosto e larte e punimeve qe rendojne buxhetin . Veorat ne infrastrukture shellin zhvilim ekonomik por me nikoqirllek

    Përgjigju
  • Lul Bolefishkuri: 03/12/2018 16:36

    Foli ky qe e shikon Partine si shtet, pushtet, dhe mbi cdo gje tjeter. O Luli koke Tuli, Parlamenti i 2019-2013 dha ca koncesione te llahtarshme qe edhe Rama ne fushate tha se do ti c'bente, por nje m_t, nuk i c'beri dot, sepse jane gjykata qe vendosin, dhe ti vazhdon te besosh se mund ti komandosh gjykatat? JO me! E dyta mos dil me tek Protesta e Astirt e te na thuash, Rruge pa projetk, pa buxhet, vjedhje etj., etj., sepse me duket sikur flet per veten tende kur ishe ne maje te piramides se rruges se Kombit. Te pakten ketu s'na ben dot as moral, dhe as politike, se je kok-e-kembe i zhytur ne M-U-T!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë