Manastirliu: 3.1 miliardë lekë investime në shëndetësi, do financohet edhe në 5 maternitete

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave se buxheti 2019 do të preket edhe për investimin e 5 materniteteve në vend. Duke krahasuar buxhetin e këtij viti me atë të pesë viteve më parë, Manastirliu u shpreh se është 43.3% më i lartë. Më tej, ajo tha se buxheti 2019 garanton jo vetëm financimin e shërbimeve në sistem, por mbështet transformimin, duke vendosur pacientin në qendër të vëmendjes.

"Për 2019 investojmë 3 miliardë e 150 milionë lek, ose 20% më shumë krahasuar me vitin 2018. Vetëm në QSUT po investojmë 30 milionë euro për ndërtimin e Spitalit të ri Kirurgjikal, Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitalin Pediatrik", tha Manastirliu.

“Me buxhetin e vitit 2019 vijojmë me investime të rëndësishme nga veriu në jug nga Spitali i Kukësit, tek investimi në Spitalin Pediatrik Durrës, përfundojmë investimin në Spitalin e urgjencës dhe patologjisë në Elbasan. Gjithashtu ne planifikojmë të nisim investimet në maternitetet e Lezhës, Beratit, Pogradecit, Matit dhe Kukësit”, u shpreh më tutje ajo.

Ministrja u ndal edhe te investimet në kujdesin shëndetësor parësor, duke filluar nga rehabilitimi i100 qendrave shëndetësore në vitin 2019.

Infrastruktura e përshtatshme; programi i kontrollit mjekësor bazë për cdo qytetar në qendrën e tij shëndetësore; paketa e barnave të rimbursueshme për cdo të sëmurë kronik, qoftë ky i siguruar ose jo, me një financim prej 10 miliardë e 400 milion lekë si dhe ofrimi i 12 paketave mjekësore falas për ndërhyrjet në zemër, transplantin e veshkave, dializën, etj – me financim 100% nga shteti, në sektorin publik dhe privat - janë hapa konkretë drejt mbulimit shëndetësor universal.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

 Manastirliu shtoi se buxheti do të mbulojë më shumë se 85 % të nevojave të vendit nga rreth 40 % që financoheshin për shëndetësinë me para publike 5 vjet më parë. Sa i takon programeve të Mbrojtjes Sociale, Manastirliu foli për politikën e re sociale të bonusit të bebeve, që me buxhetin e vitit 2019 mbështet direkt 30 mijë familje që do të gëzohen me lindjen e një fëmije.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille