Buxheti 2021/Angjeli: Të jetë plan anti-krizë, duhet të ulen shpenzimet në projekte të reja

Më pak shpenzime, më pak projekte të reja, krijimi i një fondi solidariteti, ulje taksash dhe mbështetje për biznesin janë komponentët që duhet ti përmbajë projektbuxheti i 2021. Për ish ministrin e Financave Anastas Angjeli më shumë se një buxhet duhet të jetë një plan anti-krizë me 3 faza kryesore.

Duhet të jetë një projekt anti-krizë, duhet të jetë një projekt i cili duhet të fokusohet kryesisht në disa elementë të rëndësishëm. Elementi i parë është COVID-19 që do të thotë fokusim nga pikëpamja e çështjes së shëndetësisë, nga pikëpamja humane, nga pikëpamja sociale edhe fondet këtu duhet të fokusohen. Së dyti është kriza ekonomike dhe recesioni të frenohet dhe kjo kërkon një kujdesie në shpenzimet buxhetore duke financuar vetëm projektet ekzistuese, mos të hapim shumë projekte të reja në fillim vitin e ardhshëm edhe ato projektet të reja të jenë në shërbim të eliminimit të pasojave të COVID-19,  në shërbim të biznesit të vogël siç janë edhe politikat e deritanishme të qeverisë. Të jenë në fushën e investimeve të teknologjive të reja, më ekonominë e gjelbër, në ekonominë blu që është turizmi sepse këta janë edhe sektorët që mund ti japin një frymëmarrje ekonomisë. E treta duhet një fond solidariteti i cili nga njëra anë të mbështes rritjen e të ardhurave personale të pagave në shëndetësi dhe arsim, dhe nga ana tjetër të mbështes ky fond dy elementë të rëndësishëm. Të mbështes punonjësit që dalin të papunë si pasojë e COVID-19 në vazhdim dhe duhet të kemi në vëmendjen tonë që të jemi të gatshëm për çdo fatkeqësi”, shprehet për Report TV Anastas Angjeli.

Angjeli thotë se përballë një krize të tillë të shkaktuar nga pandemia nuk ka vend për politika fiskale, pasi shtetet po orientohen drejt paketave të rimëkëmbjes.

Duket se nuk ka vend për politika të reja fiskale në këtë periudhë, madje përkundrazi të gjitha kanë në fokus paketat e rimëkëmbjes, të gjithë kanë në vëmendje zhvendosjen në kohë të pagesave të tatimeve dhe taksave dhe të uljes së taksave, që viti i ardhshëm të fillojë ndryshe, të filloj rritja ekonomike graduale sidomos në 6 mujorin e dytë të 2021 për të kompensuar këtë tkurrje të këtij viti”, deklaron Angjeli.

Sa i takon rishikimit të taksimit progresiv deputeti i PS-së thotë se rritja e pagave do të sjellë edhe ndryshim të fashave për pagat që nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat.

“Padyshim që si çdo taksë tjetër mund të ketë vend për përmirësim, po u rritën dhe ndryshuan pagat do të ndryshojnë edhe fashat, po ndryshuan fashat mbase duhet të ndryshohen edhe tarifat. Por ajo që është e rëndësishme është që tarifat duhet të jenë të përshkallëzuara të atillë që kontributi te jetë por goditja e familjeve të jetë sa më e pakët në buxhetet e familjeve sepse progresioni është dhe i butë dhe i fortë, dhe regresiv kështu që mund të shikohen në këtë këndvështrim”, shprehet Angjeli.

Por të gjitha këto ndryshime do të varen nga ecuria ekonomike e vendit deri në fund të këtij viti. Madje propozimi i ish-ministrit është që të kemi një akt të katërt normativ për të rritur mbikëqyrjen e buxhetit dhe financave publike për të minimizuar rreziqet.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston