Buxheti 2022, ministria e Bujqësisë: 7.1 miliardë do të jenë për zhvillimin rural! Opozita: I pamjaftueshëm

TIRANË- Financimi më i madh për 2022, me 7.1 miliardë lekë Ministria e Bujqësisë do ti shpenzojë për fermerët. Ministrja Frida Krifca në Komisionin e Veprimtarisë specifikoi zërat sesi do të ndahen këto para, ku për herë të parë përfshihet rimburismi për farat dhe fidanët si garanci për sigurinë ushqimore.

“7.1 miliardë lekë do të jenë për financimin e zhvillimit rural, ndër të cilat 3.2 miliardë lekë mbështetje për rreth 40-50 mijë fermerë 2.2 miliardë është programi IPARD dhe 400 mln mbështetje për START UP në bujqësi. Për sigurinë ushqimore do të kemi 2.3 miliardë lekë, buxheti më i madh ndonjëherë, do rrisim kapacitetet, laboratorët, higjienë dhe paketim. Për herë të parë do të ketë edhe rimbursim për farat dhe fidanët, që të garantojmë sigurinë ushqimore”, tha Krifca.

 “Bujqësia shikohet si prioritet por faktikisht nuk është sepse 2% më pak, 12.7 miliardë lekë është buxheti 2022. Buxheti është 55% më pak për ujitjen. Peshkimi është 30% më pak buxheti. Edhe të siguria ushqimore është ulur buxheti. Ka fermerë që nuk ceken as nga ekstensioni as nga subvencioni, ndaj duhet bërë subvencioni direkt”, tha Agron Duka.

Kritika ka pasur edhe për heqjen e rimbursimit të TVSH-së për fermerët, por sipas ministres skema nuk ka funksionuar.

“TVSH-ja e rimbursueshme nuk ka shkuar drejtpërdrejt tek fermeri, dhe ne nuk kemi informacion për ta dëshmuar”,tha Krifca.

Deputeti i opozitës Agron Duka ka kërkuar që të merren masa për sigurimin e fermerëve.

“Të shikohet mënyra e sigurimit, dhe ndonjë skemë rimbursimi, ku fermeri të paguaj një shumë të vogël të mbështetet dhe nga shteti, sepse bujqësia dhe blegtoria janë pa tavan”, pohon Duka.

Ndërkohë nga ana tjetër Ismet Beqiri deputet i PS ka kërkuar të bëhet rajonizimi bujqësor.

“Kur mendohet rajonizimi bujqësor që është një emergjencë, që nuk duhet t’ia lëmë spontanitetit që të mos kemi mbi prodhime stok. Mallakastriotët ndeshen me stokimin e produktit të vajit të ullirit, dhe nuk gjejnë për të shitur kokrrën këtë vit”, tha Beqiri.

Sipas ministres këto problematika do të marrin zgjidhje me buxhetin dhe fondet nga ndërkombëtarët që pritet të dyfishohen.

“Në 2022 ne do të aksesojmë dyfishin e fondeve të BE që kishim nga 94 do të shkojmë 146 milionë euro”, tha ministrja.

Në total buxheti i përcaktuar për Ministrinë e Bujqësisë për vitin që vjen është në vlerën e 12.736 miliardë lekëve.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat