TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se do të hapet një akademi për barinjtë, si edhe do t'i subvencionojnë vetëm për mbajtjen e tufës.

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja tha se të qeni barit është një profesion i vështirë, e për pasojë duhet që shteti t'i mbështesë ata.

"Në 2022 ne do të aksesojmë dyfishin e fondeve të BE që kishim nga 94 do të shkojmë 146 milionë euro. Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët, që po ne e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Barinjtë duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë, pse nuk bëhesh ti bari sepse është e vështirë. Është një profesion që është e vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim  të rinjtë, do shkojmë t'i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvenciojmë vetëm për mbajtjen e tufës. Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë", tha Krifca.

Mirëpo, kjo deklaratë e ministres ka shkaktuar reagim nga ana e deputetit të PD-së, Saimir Korreshi, i cili e ka komentuar me ironi duke quajtur Krifcën "kryebaresha e bllokut".

"O zot o zot ku ka shkuar kjo botë! Ministre Bujqësie që ka lindur në Bllok vetëm kjo qeveri mund të ketë. Zonja ministreshë, po guna leshi do t'i rimbursoni për barinjte e rinj ", ka shkruar ai ndër të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
"Do krijojmë akademi barinjsh!"/ Korreshi-Krifcës: Kryebaresha nga Blloku, do rimbursoni guna leshi për barinjtë e rinj?

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka reaguar ndaj Ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila tha sot në Komisionin e Verpimtarisë Prodhuese se do të hapin akademinë e barinjve.

Korreshi shkruan se qeveria nuk mund të ketë një ministre Bujqësie që ka lindur në bllok. Teksa e quan atë Kryebareshë, e pyet ministren Krifca nëse do të rimbursojnë guna leshi për barinjtë e rinj.

Statusi i Korreshit
“Hapet Akademia e Barinjeve! Pak dite me pare Kryebaresha me falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoj 100 vjetorin e Shkolles se Pare Bujqesore ne Lushnje.

Paska qene me qitje te larget. Po kerkohen barinj dhe per te promuovuar kete nisme do hapim akademi.

O zot o zot ku ka shkuar kjo bote. Ministre Bujqesie qe ka lindur ne Bllok vetem kjo qeveri mund te kete.

Zonja ministeshe po guna leshi do ti rimbursoni per barinjte e rinj ??”, shkruan Korreshi në rrjete sociale.