Buxheti 2023 vetëm 162 mln lekë për rininë dhe fëmijët! Gjekmarkaj: Buxhet i vogël e projekte të mëdha për Rininë

Vetëm 162 mln lekë është buxheti i parashikuar për vitin 2023 për ministrinë e shtetit për rininë dhe fëmijët. Për anëtarët e komisionit të edukimit ky buxhet është i papërfillshëm pasi po prezantohen projekte të mëdha, kur fondet janë të pakëta.

“Pasi Don Kishoti vendos të realizoj projektin e vetë madhor për të rikthyer fisnikërinë për të sunduar disa krahina për të caktuar një guvernator, merr dhe dsa iniciativa dhe kuptohet i mbush mendjen Sanço Panços që ta ndjek dhe Sanço emocionohet shumë, aq shumë sa ka falenderime shumë të gjata, flet shpejt dhe me fjalë të mëdha dhe në tekst janë dy faqe. Dhe në fund Don Kishoti thotë: “Të faltë Zoti ku i gjete gjithë këto fjalë”-tha deputeti Gjekmarkaj.

“Përkundrejt asaj që duhet t’i jepte më shumë vëmendje i kanë pre krahët sepse e kanë lënë pa të ardhura , pa para.”-tha deputetja Zhupa.

Deputetja demokrate Ina Zhupa i kërkoi ministres Bora Muzhaqi zgjimin e anës së saj sensitive, pasi për shumë çështje të rëndësishme sipas saj, nuk ka reagim institucional.

“Unë dëgjova para pak ditësh që thanë politika që t’i mbanin mjekët këtu e mos i jepnin diplomën. Këtu duhet ta kundërshtoni sepse kjo është skandaloze. Kjo ishte një deklaratë që ju duhet t’i dilni kundër. Dhe “Zyber Hallulli” nxori KLSH që cenohen kuotat e tyre ditore për vaktet ushqimore. Është momenti që ju të flisni.”- u shpreh Zhupa.

“Vlerësoj elementin teknik e hapat ligjor. Kultura e të qenurit gjithologë ne shpesh si popull na karakterizon.”- tha ministrja Muzhaqi.

Shpopullimi i vendit nga rinia dhe largimet masive hapën një tjetër debat të fortë.

“Nga 30 mijë maturantë 10 mijë kanë kërkuar që të studiojnë jashtë shtetit. Kur janë gjithë këto arritje, pse është gjithë kjo lëvizje?”-tha Muzhaqi.

“Jam shumë e lumtur që në ndryshim nga një gjeneratë e mëparshme ku prindërit tanë nuk e kishin mundësinë të largoheshin nga Shqipëria , të rinjtë sot e kanë këtë mundësi dhe jam personi i fundit që do t’i ndaloja këto të rinj për të eksploruar e për të mësuar pak më shumë nga bota.”- u shpreh ministrja.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 27/10/2022 21:24

    Buxheti vogel dhe projekte te medha per Rininë Shqiptare,s'është gjë tjetër veç propagandë fide për të mbajtur pushtetin,për të vjedhur dhe mbrojtur krimin e korrupsionin shteteror 32 vjeçar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja