Buxheti 2024/ Rama: Mbi 8000 gra kryefamiljare përfituese të mbrojtjes sociale

Buxheti 2024/ Rama: Mbi 8000 gra kryefamiljare përfituese të mbrojtjes sociale

Gratë kryefamiljare do të vijojnë të mbështeten edhe me buxhetin e vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale sociale shkruan se mbi 8,000 gra kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale edhe me buxhetin e vitit 2024.

Gratë e papuna, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njeri prej fëmijëve është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën 100 mijë lekë bruto në muaj, të cilat janë kategori ekonomikisht joaktive, do të mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor dhe pagesa e kontributeve të tyre financohet nga buxheti i shtetit, për periudhën e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare.

Aplikimi dhe verifikimi për përfshirje në programin e veçantë të subvencionit nga shteti për pagesat e sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor bëhet në mënyrë elektronike, përmes shërbimit elektronik qeveritar e-Albania.

Lista e përfituesve do të gjenerohet nëpërmjet Regjistrit Kombëtar Elektronik të Ndihmës Ekonomike në nivelin qendror të Shërbimit Social Shtetëror.

Buxheti i vitit që vjen do të jetë 300 milionë euro më shumë se ai vitit që po lëmë pas. Sektorët kryesorë që do të mbështesë janë arsimi, shëndetësia, bujqësia, dhe infrastruktura, ndërkohë që investimet publike do të kapin vlerën e 1.2 miliardë eurove. Në draft janë planifikuar 70 milionë euro për rindërtimin dhe 77 milionë euro për indeksimin e pensioneve e bonusin e fund vitit.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë