Buxheti 2024, Veliaj: Nisim punën për 3 linjat e shpejta të autobusëve! Në fokus edhe zhvillimi i qytetit dhe ekonomia

Në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj, gjatë prezantimit të Buxhetit 2024.

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2024 është fokusuar në tre shtylla kryesore: Inovacioni, zhvillimi i qytetit dhe ekonomia.

Në prezantimin e projektbuxhetit në takimin me qytetarë dhe grupe interesi, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se viti 2023 ishte një vit fantastik për Tiranën si Qyteti Europian i Sportit, me mbi 1600 aktivitete sportive, por edhe për shkak të numrit të lartë të turistëve që e vizituan atë. Ai shtoi se buxheti i vitit 2024 është rritur me 7% dhe se investimet do të shkojnë lagje më lagje.

Në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj, gjatë prezantimit të Buxhetit 2024.

“Presidenti i Republikës na ka dhënë autorizimin për të marrë grantin nga KFË-ja dhe GIZ-i gjerman, për të kaluar në zbatimin e sistemit ekspres të autobusëve. Jo vetëm me autobusë të rinj, por edhe me korsi të dedikuara, ku nuk lejohen makinat. Shumë shpejt do të fillojmë zbatimin e projektit për 3 linjat: Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re”, shtoi Veliaj.

Ndër të tjera, Veliaj nënvizoi se veç Qendrës TUMO, do të shihet investimi për një shkollë të ngjashme, por për moshat 18-22 vjeç. Sipas tij, në buxhet është parashikuar edhe pagesa e bursës për fëmijët që do të ndjekin mësimin në TUMO. Kjo do të ndodhë nga 1 Janari 2024.

Veliaj tha se shtylla e dytë e rëndësishme e Buxhetit 2024, është nevoja sociale e qytetit.

“Ne do të investojmë për të rritur bllokun e banesave sociale sepse pavarësisht vështirësive që mund të ketë kaluar dikush në jetë, të paktën disa gjëra bazë, si strehimi apo menaxhimi i emergjencave, të cilat Bashkia e Tiranës ka treguar se di t’i bëjë mirë, të vazhdojnë edhe vitin tjetër sepse Tirana është një qytet ku askush nuk ngelet pas, pavarësisht fatkeqësisë që mund të ketë pasur”, tha ai.

Arsimi, rinia dhe sporti, janë shtylla e tretë e Buxhetit 2024 për Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku tha se 90% e studentëve që kanë ardhur nga qytetet e tjera në Tiranë, dhe sapo kanë filluar shkollën, do të qëndrojnë në Tiranë. Ndaj, një vend të rëndësishëm në këtë buxhet do të kenë investimet e reja në arsim dhe sport.

“Duhet të përgatitemi, jo vetëm për të pasur konvikte më të mira, por edhe për t’i subvencionuar ato. Deri tani kemi pasur dy vite të suksesshme, ku Bashkia e Tiranës subvencionon gjysmën e pagesës së konviktit, ndërkohë aboneja për studentët është falas. E gjithë puna fantastike që është bërë me Kartën e Studentit, ka sjellë duk. Investimi që duam të bëjmë në Qytetin Studenti, me Kampusin e ri Universitar, ku do të shtojmë kapacitetet për strehim, por edhe për mësimdhënie, është i jashtëzakonshëm. Do të respektojmë edhe kërkesat e fakulteteve për t’u transferuar te kampusi i ri, ku fatmirësisht do të jetë edhe Kolegji i Europës”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi se investimet në ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë do të vijojë, por gjtihashtu do të përfundojnë edhe lagjet e rindërtimit, për t’i dhënë zgjidhje familjeve të prekura nga tërmeti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
Nga shkollat e reja te ‘Kopshti Botanik’, Veliaj rendit disa nga investimet kryesore në kryeqytet për vitin e ardhshëm

1699982426_veliaj.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të buxhetit të vitit të ardhshëm, në një takim me qytetarët e Tiranës, bëri me dije disa nga investimet kryesore që po ndodhin dhe do të ndodhin në kryeqytet. Në fillim, Veliaj u ndal te zhvillimi e zonave të ndryshme të Tiranës, e më pas foli për shkollat e reja dhe rindërtimin.

 “Në fund të “Bulevardit të Ri” do të kemi një shesh ikonik. Po ashtu, duam që zona e autotraktorëve të pësojë një zhvillim, sidomos zonës rreth unazës. Po të shikosh, vlera e pronës rritet kudo ku kalon infrastruktura. Në perëndim të Tiranës, projekti ynë kryesor është Zona e Lirë Ekonomike “TEDA”. Mezi pres t’i japim gaz atij projekti fantastik, ku pritet të punësohen 5 deri në 7 mijë vetë në punët e së ardhmes. Kryesisht kompanitë janë nga Izraeli dhe kompani të fushës së teknologjisë, që duan të vendosin data serverët e të gjithë Ballkanin në Tiranë. Në Jug, projekti më i madh është projekti i Lanës, pra pjesa jugore e lumit. Kush ka kaluar nga materniteti i ri “Koço Glozheni”, në drejtim të Shkozës, e ka parë se çfarë transformimi i ka ndodhur zonës. Fshati që duket s’do kallauz! Jam i sigurt se do të politizohet edhe ky projekt, si çdo gjë e mirë që ndodh në qytet, por jam absolutisht i vendosur që ta bëjmë zgjatimin e Lanës deri në Kashar”, tha Veliaj.

Ai tha se buxheti parashikon edhe investimin në dy lote për ndërtimin e shkollave të reja, loti i Saukut, Liqeni i Thatë, Kopshti Botanik, si dhe loti tjetër i “Astirit”, i cili ka një rëndësi të veçantë. Sa i përket projektit të rindërtimit, Veliaj tha se nuk do të jenë vetëm lagje për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti, por lagje me çdo lehtësirat e nevojshme për banorët, duke i dhënë vlerë të shtuar hapësirave më të reja të kryeqytetit.

“Te lagjja “5 Maji” jemi afër fundit me banesat aty, ndërkohë edhe 7 pallatet në Kombinat po mbarojnë, por do ishte mëkat që ta linim pa infrastrukturë. Ne nuk duam të bëjmë konvikte për njerëzit që i gjeti fatkeqësia e tërmetit. Aty do të transferohen edhe institucione të qeverisë dhe të bashkisë, por mbi të gjitha do të bëjmë infrastrukturë. Se po i lamë vetëm si banesa, pa infrastrukturë, pa rrugët e mira, pa parqe, pa parking, nuk shkon. Një pjesë e buxhetit do të shkojë për infrastrukturën mbështetëse të këtyre lagjeve. Ndërkohë, në Tiranën jugore, në Kopshtin Botanik do të investojmë si tek Kopshti Zoologjik, e cila ka dalë një hapësirë fantasike. Do të jetë një ikonë edhe për mënyrën sesi është dizenjuar projekti i ri, por edhe për sa ekonomi do prodhojë për zonën me turizëm, edhe me vizitorë”, u shpreh Veliaj.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 15/11/2023 08:23

    Erion me korsit e bicikletave dhe shsshin qe ka zene rrugen qe kalon te Bashkia e ke ber tmerr Tiranen nga qe makinat bllokohen e ke 10 fishuar ndotjen

    Përgjigju
  • Ditët.Piano: 15/11/2023 00:41

    Duhet një studim i detajuar e serioz për Rrugët e Qarkullimit të Automjeteve në Tiranë,si edhe Parqe e hapësira për Njerëzit e fëmijët! Shtoje hapsirën e Parkut të Liqenit të Tiranës edhe poshtë Digës!Madje edhe Lloji i pemëve që mbjell do studim largpamës!

    Përgjigju
    • Ar Tase: 15/11/2023 08:17

      Studimi ktij esht qe ben korsi bicikletash ne lagje qe te heqi parkimin te shes garazhdet Mandi Arlisit

  • Linja: 14/11/2023 18:45

    Bej nje linje ekspres Kamez - Intitut - Tirane tip tram apo tren apo direct qe te ulet trafiku tek kaza italja

    Përgjigju
    • Lenci: 15/11/2023 08:32

      Linh me tram Babrru Ura limutdhit Bathore

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë