Partia Demokratike do të votojë kundër projekt-buxhetit, që të mërkurën kalon në parim në Kuvendin e Shqipërisë, në një seancë, që pritet të jetë maratonë.

24 orë para seancës, Sali Berisha mblodhi të vetët duke thënë se buxheti u hartua tërësisht në fshehtësi dhe nuk u konsultua.

“Ky buxhet paraqitet në Kuvend në mënyrën më tipike si buxhet i një narkoshteti. Është përgatitur në fshehtësinë më të madhe sikur të ishte dokumenti më sekret i shtetit, jo dokumenti me implikacione direkte, implikacione të mëdha në xhepat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Asnjë konsultim siç parashikon ligji. Injorim total i qytetarëve, injorim total i biznesmenëve dhe vendosje e një pakete nga e cila përfiton një grusht njerëzish dhe ndëshkohen në një mënyrë apo në një tjetër qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare”, theksoi Berisha.

Edhe paketa fiskale, thotë Berisha është kundër ndaj qytetarëve, biznesit të vogël, por edhe investimeve të huaja.

“I jep një goditje të rëndë biznesit të vogël. I jep një goditje të rëndë profesioneve të lira. Shtresës së mesme apo klasës së mesme që është plazma e një shoqërie dhe të gjitha shkojnë në favor të klientelës së tij. Me efekte rrënuese në ekonominë shqiptare. Ju jeni të informuar se investimet e huaja në Shqipëri janë në rënie dramatike. rrofshin çunat që blejnë apartamentet me 4 mijë euro metri katror. industria kokëposhtë, në rënie katastrofale”, tha mes të tjerash Berisha.

Berisha pritet të udhëheqë edhe aksionin e demokratëve të mërkurën në Kuvend, të cilët shkojnë me 12 mungesa, për shkak se 12 ligjvënës janë të përjashtuar prej kaosit në seancat e shkuara.

Projekt-buxheti, më i madhi në histori, që tejkalon 10 miliardë eurot, do të kalojë fillimisht në parim, ndërsa seanca për kalimin në tërësi të tij pritet të mbahet në fund të nëntorit.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Gerdeci: 17/11/2026 13:50

    Po kur ke qene ti, plehre, pro ndonjehere!!! Sa me laeg djallit qe i urren arritjet e Shqiperise. Serb m..., kriminel!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59

    Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?