Buxheti afatmesëm 2016-2018
Rritja ekonomike pritet të arrijë 4.5%

Buxheti afatmesëm 2016-2018<br />Rritja ekonomike pritet të arrijë 4.5%
TIRANË - Ruajta e rritjes ekonomike, përfundimi i investimeve në ifrastrukturë, rritja e pensioneve apo dhe shpërndarja e dëmshpërblimit për ish të përdjekurit politikë do të vazhdojnë të mbeten prioritet i qeverisë për 2 vitet e ardhshme. Këto janë prioritetet e projektbuxhetit afatmesëm për 3 vitet e ardhshme.
 
Ndërkohë që qeveria ka vendosur të rishikojë buxhetin për vitin 2015, Këshilli i Ministrave ka publikuar edhe dokumentin për programin buxhetor afatmesëm 2016-2018. Rritja reale ekonomike parashikohet që të përshpejtohet gradualisht nga 3.0 për qind në vitin 2015 në 4.5 për qind në vitin 2018.

Kjo pritet të mbështetet nga një nivel më i lartë i kërkesës duke faktorizuar edhe efektin e pritshëm të rritjes së importeve, si rrjedhojë e projekteve të mëdha energjetike që priten të realizohen gjatë viteve në vijim. Niveli i inflacionit që parashikohet për këtë periudhë është 2.8 për qind për 2016 dhe 3 për qind për dy vitet e tjera. Të ardhurat totale të buxhetit për tre vitet në vijim parashikohet të rriten mesatarisht me rreth 7.5 për qind në çdo vit.
 
Rrugët
Gjatë tri viteve të ardhshme do të jenë qindra rrugë që do të rikonstruktohen ose do të ndërtohen nga e para. Mes tyre dhe përfundimi i rrugës Kukës-Morinë, pritet të ndërtohet tuneli nga Kradhiqi i Gjirokastrës në Delvinë, të përfundojë segmenti Lushnjë-Berat, të jetë gati Rruga e Arbërit dhe shumë projekete të tjera nga veriu në jug. Gjithashtu do të bëhet ndertim dhe rikonstruksion i urave e mbikalimeve ne rrugët nacionale.
 
Punësimi
Një rëndësi të madhe i është dhënë punësimit ku pritet të hapen vende të reja pune falë ndermjetesimit, keshillimi dhe orientimi per karrier, programet e nxitjes se punesimit dhe programet e formimit profesional.
 
Pensionet
Qeveria parashikon që pensionet do të rriten çdo vit. Rritja e pensioneve do të bëhet mesatarisht ne masen 2.8% ne qytet dhe ne fshat nga korriku 2016, 3 % ne qytet dhe ne fshat nga korriku 2017 dhe 3 % nga korriku 2018. Gjithashtu do të jepen kompensime per pensionet e ulta, per rritjen e cmimit te energjise, bukes, per persona ne ngarkim, shperblime per veteranet dhe invalidet e luftes sipas statuseve, shtesa per invalidet e punes dhe pensione te posacme shteterore.
 
Ish-të përndjekurit
Gjatë viteve 2016-2018 qeveria parashikon që të vazhdojë pagesa e kesteve per ish te denuarit nga regjimi komunist. Nga këto këste do të përfitojnë si ata ish-të përndjekur që janë gjallë por dhe trashgimtarët.
 
Investimet pritet të kryhen edhe në sektorët kyç të ekonomisë, si turizmi, energjia, buqësi, arsim dhe shëndëtësi
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë

Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë