Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare e radhës, por opozita e ka bojkotuar sërish Kuvendin, ashtu sikur ka ndodhur këtë sesion parlamentar, pasi ka planifikuar një takim paralel me grupet e interesit për buxhetin e 2019. Ndërkohë që në Kuvend do të diskutohet në parim projektligji për buxhetin.
Përpos buxhetin në rendin e ditës janë edhe disa projektligje për tarifat doganore, taksat, takimet, akcizat, avokaturën e Shtetit, etj. Gjithashtu sot do të votohet edhe dekreti i Presidentit për emërimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm në vendin e Fatmir Xhafajt, që dha dorëheqjen disa javë më parë.
Ngërçi institucional mes Presidentit dhe Qeverisë për emrin e Lleshajt që u refuzua herën e parë nga Meta, por u dekretua herën e dytë, u zgjidh pas heqjes së statusit të ushtarakut për gjeneralin. Ndërkohë që jashtë sallës së Kuvendit pritet që banorët e Unazës së Re të protestojnë kundër projektit që parashikon prishjen e banesave të tyre. Kryeministri deklaroi dje se dëmshpërblim do të marrin vetëm banorët që kanë leje për banesat, të tjerët jo, ndërsa banorët kanë paralajmëruar se protestat do të përshkallëzohet.
RENDI I DITËS
3. Projektligji "Per nje ndryshim ne ligjin nr.9981, date 8.9.2008, "Per miratimin e
niveleve te tarifes doganore", te ndryshuar;
4. Projektligji "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr.9975, date 28.7.2008 "Per
taksat kombetare", te ndryshuar;
5. Projektligji "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr.8438, date 28.12.1998,
"Per tatimin mbi te ardhurat", te ndryshuar;
6. Projektligji "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr.9632, date 30.10.2006,
"Per sistemin e taksave vendore", te ndryshuar;
7. Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.92/2014, "Per tatimin mbi
vleren e shtuar ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar;
8. Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.9920, date 19.5.2008 "Per
procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise'', te ndryshuar;
9. Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.61/2012, "Per akcizat ne
Republiken e Shqiperise", te ndryshuar;
10. Projektligji "Per buxhetin e vitit 2019";
11. Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10018, date 13.11.2008,
"Per Avokaturën e Shtetit";
11.1 Dekret i Presidentit te Republikes nr. 10.957, date 16.11.2018 "Per emerim te
ministrit te Brendshem";
12. Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes se bashkefinancimit, ndermjet
Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, te perfaqesuar nga Ministria e
Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale te Shqiperise dhe Fondit te Kombeve te
Bashkuara per Popullsine";
13. Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes ndryshuese nr. 1 te marreveshjes se
huas te dates 31.12.2012, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes
Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (EBRD), per financimin e projektit te
permiresimit te sigurise se diges ne hidrocentralin e Komanit, ratifikuar me ligjin
nr.103/2013";
14. Njoftim/miratimi i programit te punes se Kuvendit per periudhen 26 nentor -28
dhjetor 2018;
15. Njoftim/miratimi i kalendarit 3 javor te punimeve te Kuvendit per periudhen 3 -
21 dhjetor 2018;
16. Te mbartura per votim:
- Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 96/2016 "Per statusin e
gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise";
- Projektligji "Per nje ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 8378, date 22. 7.1998
"Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise'', te ndryshuar"";
17. Diskutime per ~eshtje jashte rendit te dites