Buxheti faktik 2012
rënie 23 për qind

TIRANE - Kanë rënë në shifrën e paimagjinueshme prej 23 përqindësh, si të ardhurat, ashtu edhe shpenzimet e parashikuara për buxhetin e vitit 2012.

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy ditë më parë buxhetin faktik të vitit të kaluar, duke u kufizuar të publikojë vetëm pak të dhëna, që, edhe kështu, janë skandaloze dhe flasin për një krizë shumë më të thellë se ajo ç’pretendohet.

Nga 355.8 miliardë lekë të planifikuara, të ardhurat gjithësej janë realizuar vetëm 274.3 miliardë, sipas këtij dokumenti.

Ndërkohë, shpenzimet buxhetore kanë kaluar në 306.3 miliardë lekë, nga 396.9 miliardë të planifikuara. Në arkën e shtetit kanë munguar kështu afro 590 milionë euro.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej