Buxheti faktik i vitit 2023, Shehi: Disa investime nuk u realizuan! Duhet të rishikohet skema e pensioneve

Buxheti faktik i vitit 2023, Shehi: Disa investime nuk u realizuan! Duhet të rishikohet skema e pensioneve

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi foli në Kuvend gjatë kohësh kur diskutohej buxheti faktik i 2023. Shehi tha se ky buxhet nuk ka përmbushur disa probleme, pasi nuk janë realizuar disa investime.

Shehi u ndal edhe tek koncesionet, ku thotë se qeveria duhet t’i rishikojë. Shehi solli shembull rrugën e Arbrit për të cilën thotë se ka 10 vite që ka filluar, nisi me 280 milionë dhe ka shkuar 400 milionë dhe ende nuk ka mbaruar.

Po ashtu Shehi thotë se duhet rishikuar skema e pensioneve.

Të nderuar kolegë deputetë. Ky është buxheti faktik. Siç auditohet një ndërmarrje, këtë e kemi për detyrë ta auditojmë ne. Buxhetet e Shqipërisë kanë ardhur duke u rritur. Edhe kur kemi diskutuar të 2023 kjo punë ishte. Buxhetet do vijnë duke u rritur. Këtë fjalën buxheti më i madh, kush merret me ekonomi duhet të kuptojë që nuk ka ndonjë vlerë kjo.

Tani buxheti i 2023 a i ka përmbushur detyrimet dhe ku ka difektet. Ky buxhet po e quajmë pozitiv në përgjithësi, por nuk ka përmbushur disa probleme. Nuk u realizuan gjithë ato investimet dhe ishte goxha shifër. Ne flasim për investime përditë, por janë shifra shumë të mëdha që kur bëjmë analizën, unë them se duhet të reflektohet. Ka një shenjë të mirë, sepse në vitet e tjera bëheshin 3-4 akte normative. Ndërsa në 2023 janë bërë vetëm dy dhe unë e quaj pozitive këtë punë.

Sigurisht që ky buxheti me 8.2 miliardë nga ana e sasisë padyshim që është i madh për Shqipërinë e kësaj kohe. Por po ti bëjmë një analizë, gjysma e borxhit është ulur për shkak të zhvleftësimit të euros dhe monedhave të huaja. Unë e konsideroj pozitive dhe do të them pse nuk më tremb edhe rritja e borxhit. Po dëgjoj që në buxhetin e ri kësaj temës së PPP-ve i është gjetur një zgjidhje. Duhet të pyesim nëse këto koncesione a kanë qenë eficente për ekonominë shqiptare dhe a kanë dhënë efekte?

Unë doja ta ftoja qeverinë që t’i rishikojë koncesionet për investimet publike. Këtu kemi rrugë, rruga e Arbrit ka 10 vite që ka filluar. Nisi me 280 milionë dhe ka shkuar 400 milionë dhe ende nuk ka mbaruar. E njëjta gjë me rrugën Qukës-Qafë Plloçë, ka ardhur me rritje. E njëjta gjë edhe me këtë rrugën e Elbasanit.

Mendoj që ky buxhet, meqë është më i madhi e ka rezerva, të ndahet në 2 pjesë. Nëse duhet të bëjmë një lloj reforme Brenda këtij buxheti duhet të mbyllim disa nga plasaritjet e mëdha që ka shoqëria shqiptare. Skema e pensioneve që kemi ne këtu, nuk nxjerr më gjë, mos u lodhni kot. Këto janë të gjitha përmirësime, por janë makiazh i vogël. Duhet të marrim kurajon të fusim një fond subvencioni, një shportë, që mos të përzihet me skemën e pensioneve.

Skema do të vijë këtu, shporta do të plotësojë diferencën që kanë pensionet e vogla. Buxheti i kësaj pune do të zvogëlohet nga 10 % nga viti në vit. Pensionet minimale do të dalin nga 300 mijë lekë të vjetra. Buxheti është i shtetit shqiptar dhe të gjithë shqiptarët kanë të drejtë të marrin pjesë te mënyra e rishpërndarjes. Nëse nuk bëjmë këto gjëra, ky buxhet nuk ka për të ndryshuar aspak nga ata të tjerët.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Miratohet me 71 vota pro 'Buxheti faktik i vitit 2023', Bardhi: Po abuzohet me paratë e shtetit! Ministri Malaj: Buxheti i 2025 më i madhi në histori


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano