Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se viti 2012 do të mbahet mend për thyerjen e rregullit fiskal. Sipas tij buxheti faktik nuk është tjetër vetëm se një kapak i punës së dobët të Financave dhe i një periudhe të errët.
Sipas Canit eshtë naive të thuash që qeveria aktuale rriti borxhin publik, ndërkohë që akuzoi qeverinë e mëparshme të ish kryeministrit Berisha për fshehje të borxhit, madje sipas tij edhe FMN është çuditur me këtë borxh.
Ai akuzoi Ridvan Bode, ish-kreun e Financave se ka shkelur ligjin si në tejkalimin e buxhetit, ashtu edhe në kryerjen e shpenzimeve jashtë planifikimit. Ndërsa kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit tha se Albpetrol solli një dëm ekonomik të madh.
Cani foli dhe për fillimin e një audit të thelluar në administratën tatimore dhe se Kushdo që kapet me shkelje tek Tatimet do ndëshkohet.
Nga ana e tij kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj vlerësoi si pozitive punën e bërë nga qeveria Berisha për përmbushjen e objektivave të buxhetit dhe i kërkoi ministrit të Financave të marrë masa për të ndërprerë praktikat e korrektimit të buxhetit. Leskaj tha se Albpetrol solli një dëm ekonomik të madh prej 85 milionë lekë.
PJESE NGA DEBATI NE KOMISION
Angjeli: Në 2012 25.6 % e numrit të subjekteve janë debitorë. Ministria e Financave duhet të marrë masa për këtë çështje. Është tejkaluar tavani i borxhit prej 60% dhe tejkalimi ka nisur pa mbaruar viti 2012. Ky vit dëshmoi rënie ekonomike të thellë. Të ardhurat parashikoheshin të kishin rritje me 7.7 përqind por në fakt patën rënie. Sot në situatën ku ndodhemi është që bizneset kanë ende borxhe.
Cani: Buxheti faktik nuk është tjeter vetëm se një kapak i punës së dobët të Financave dhe i një periudhe të errët. Të ardhurat nuk u realizuan për 7.3% . Të ardhurat në tatime e dogana 7.4% me pak se plani financiar Qeveria ka detyrime të prapamberura ndaj sektorit privat. Qeveria ka fshehur borxhet. FMN është e çuditur me këtë borxh . Viti 2012 do mbahet mend për thyerjen e rregullit fiskal. Eshte naive të na thoni neve se e kemi rritur borxhin.
Abuzimi me administratën ,modeli ka reflektuar korrupsion ,vjedhje ne tatime e dogana . Dje kam çuar auditim të thelluar në administratën tatimore që kushdo që kapet në shkelje do të shkojnë para ligjit.
Leskaj:“Vlerësojmë pozitivisht punën e bërë nga qeveria Berisha për përmbushjen e objektivave të buxhetit. Sa i takon borxhit ka ngelur pa tavan dhe kështu ka premisa për tu rritur. Kemi rekomanduar që të ardhurat nga privatizimet të shkojnë për borxhin publik. Ministri i Financave të marrë masa për të ndërprerë praktikat e korrektimit të buxhetit. KLSH rekomandon që 20 % e të ardhurave të buxhetit 2014 të parashikohen dëmshpërblimet e të përndjekurve politik. Duhen sanksione më të ashpra për listpagesen . Duhet rishikuar ligji për Bankën e Shqipërisë duke mos cënuar këtë institucion .
Leskaj: “Për keqmenaxhimin e Albpetrolit ka dhe persona të tjerë përgjegjës. Do të ketë kallzime edhe për të vjetrit edhe për të rinjtë. Është evidente që dëmin ekonomik është 85 milionë lekë unë e kam për detyrë që unë të raprotoj “
Bode: “Ju s’mund të kuptoni se s’keni as gjunjë as të ndenjura as sy për të mbajtur këtë. Nuk ka shkelje ligji e morali. Viti 2012 ishte i vështirë sepse kapacitet kishin shterruar. Kemi ndërhyrë në mënyrë permanente . Kemi ndërhyrë e kemi lëshuar.Kemi lëshuar kur nuk menaxhonim dot. Por jo si ju që morret hua 220 mln $ deri në nëntor.S’ka ndodhur të merret hua për shpenzime operative.
Bode: Unë njoh ligjin jo demagogji. Ligji thotë se s’mund të harxhoni me shumë se cfarë ju kërkon ligji. Meqënëse Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon llogaritë e shtetit shqiptar atëhere pse merrni kompani shtesë.
Braçe: Po ka një arsye që KLSH e ka evidentuar atë çka t’i se pranon.
Cani: Ish ministrit të Financave i kam thene se ka shkelur ligjin. Pa e ndryshuar ligjin ka tejkaluar borxhin. Ti vazhdo por mbreti lakuriq është prap.
Bode: Kur t’i gjeth gjethe mbuloje lakuriqsinë mos ngelet tjetër
Braçe: Ti nuk ke zbatuar ate që të thotë KLSH, (I drejtohet Bodes) pranoje që s’ke pasur fuqi
(Joniada Koçi/sg/shqiptarja.com)