Buxheti,fund përmbytjeve te 'Don
Bosko', shërbim urban te "burgu"
Ndërhyrjet në kanalizimin e ujërva të zeza në rrugën “Don Bosko” si dhe rehabilitimi i trotuareve, mesa duket do të lehtësojë jetën e qytetarëve. Ky lajm është bërë publik nga nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku, gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2016 në njësinë nr.9. Mazniku: Shërbim urban në rrugën “Jordan Misja”
TIRANË - Ndërhyrjet në kanalizimin e ujërva të zeza në rrugën “Don Bosko” si dhe rehabilitimi i trotuareve, do të lehtësojë jetën e qytetarëve ne këtë lagje të kryeqytetit. Me ardhjen e shirave, banorët e njësisë 9 nuk do të përballen me torturat që sjellin kanalizimet e bëra jashtë çdo lloj standartdi, që çdo vit e përmbysin këtë zonë. Ky lajm është bërë publik nga nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku, gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2016 në njësinë nr.9.
Me buxhetin e vitit 2016, do të bëhet rikonstruksioni i rrugës “Ibrahim Ndroqi”, si dhe do të vendoset shërbim urban në rrugën “Jordan Misja”, ose njohur ndryshe si rruga e burgut 313.
Më tej, Mazniku u ndal në gjendjen financiare të vështirë dhe me 4 miliardë lekë borxh ku u gjet Bashkia dhe projektet që priten të nisin vitin që vjen.
“Situata, për fat të keq, nuk është e mirë. Qyteti e ka gjendjen financiare të ngarkuar, me shumë borxhe nga e kaluara. Kemi bërë një inventar të totalit të të ardhurave dhe shpenzimeve. Vit pas viti borxhet kanë zënë borxhin dhe sot gjendemi në një situatë, ku totali i borxheve të bashkisë është 4 miliard lekë. Kjo, pothuajse, sa një buxhet i bashkisë në një vit të tërë”, tha Mazniku.
Lidhur me projektet dhe punët që do mbështeten financiarisht vitin e ardhshëm në mënyrë konkrete për Njësinë Administrative nr. 9, u përmendën përmirësimi i infrastrukturës arsimore dhe rrugore. Gjithashtu, për përmirësimin e situatës financiare, ai ka bërë të ditur se do vijë në ndihmë edhe krijimi i Agjencisë Tirana Parking, e cila do sjellë të ardhura shtesë në arkën e bashkisë.
Në fushën e arsimit, bashkia do të kërkojë ndihmën e Fondin e Zhvillimit të Rajoneve ose edhe nëpërmjet partneriteteve publike-private, për ndërtimin e një shkolle të re, pranë zonës ish- Uzinës Dinamo.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45