Buxheti i BE, Britania kërcënon me
Veto, Cameron: E bëj atë që them

Buxheti i BE, Britania kërcënon me <br />Veto, Cameron: E bëj atë që them
Kryeministri britanik David Cameron paralajmëron se nëse është e nevojshme do të përdorë të drejtën e vetos për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian. Brukseli ndërkaq i ka nisur negociatat për buxhetin e periudhës 2014-2020.

Cameron i ftuar në rrjetin televiziv BBC tha se në terma afatgjate BE duhet të ketë dy buxhete të ndryshme, një për vendet në eurozonë dhe një tjetër për ato jashtë hapësirës së monedhës së përbashkët. Duke folur për emisionin e Andreë Marr në ditën e parë të konferencës së Partisë Konservatore, Cameron tha se eksperienca ka treguar se njerëzit në Evropë e kuptojnë se unë mendoj atë që them.

"Jam ulur në një tryezë me 27 vende, ku 26 prej tyre firmosnin një traktat. U kam deklaruar se nuk ishte në interesat e Britanisë dhe nuk më interesonte aspak presioni që do bënin. Unë nuk e firmosa", u shpreh Cameron.

Ai ngulmoi se BE e di shumë mirë se Britania është në gjendje ta përdorë veton dhe nëse nuk do ketë një marrëveshje e njëjta gjë do ndodhë sërish.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur