Buxheti/ Balluku: Tre projektet kryesore, Milot -Balldren anulohet nëse fituesi nuk gjen financimin

TIRANE-Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese po diskutohet projektbuxheti për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2020. Ministria e Infrastrukturës erdhi në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese me një sërë ankesash lidhur me buxhetin e vitit 2020. Belinda Balluku ka theksuar se Ministria e Financave ka zeruar fondin për ndërtimin e Hekurudhës Tiranë - Durrës që sipas saj është në fazën finale. Ajo shpalosi edhe tre projektet madhore të këtij dikasteri për vitin tjetër. Ministrja deklaroi se koncesioni i rrugës Milot -Balldren do të anulohet në rast se fituesi nuk plotëson dokumentacionin dhe financimin e duhur brenda afatit te caktuar.

Diskutimet në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese
Belinda Balluku: Ky buxhet kurrsesi nuk mund të quhet buxheti i infrastrukturës. MFE ka vendosur të zerojë fondin për këtë hekurudhë, duke hequr 100 milionë lekë investim i brendshëm dhe 200 milionë investim i jashtëm. Tashmë ky projekt nga buxheti i prerë i ministrisë së financave. MFE nuk mund të bëjë një buxhet të njëanshëm dhe pa marrë parasysh konsultimet. Pas një lufte të gjatë për hekurudhën tani nuk kemi fonde për ta vazhduar. Vonesat kryesore të realizimit të projekteve është problemi i shpronësimeve, jo rrallë herë kemi pasur edhe mungesë fondesh. Ne shpesh nisim projektin pa identifikuar vlerën që do kërkojnë shpronësimet. Shpronësimet në disa raste kalojnë vlerën e vetë projektit.

3 projektet madhore të Ministrisë së Infrastrukturës.
1. Aeroporti i Vlorës
2. Rruga Thumanë - Rrogozhinë pjesë e projektit Adriatiko-Joniane
3. Tuneli i Llogarasë

Projektet që përfundojnë 2020-2022. Përfundimi i Unazës së Madhe në Tiranë, rruga Lin - Pogradec, Baypass Tepelenë dhe Shkodër si dhe Rruga e Arbrit. Në 2020 do të financohet sektori energjetik për të siguruar furnizim me energji 24 orë, po punojmë për diversifikimin e burimeve të energjisë, krijimin e linjave të reja me vendet e rajonit për të rritur eksportet tona në këtë sektor. Synojmë rritje të eficensës së energjetikës me 6.5% dhe rritjen e sektorit të energjisë së rinovueshme me 38%.

Relatori Ilir Beqaj: Ky buxhet është i kujdesshëm. Le të bëjmë në 5 vitet e ardhshme jo 10 por 9 projekte por të jenë të rregullta. Shpronësimet janë problem.  Ne kemi kërkuar studimin e disa fizibiliteteve, janë të domosdoshme për fillimin e projekteve. Kemi kërkuar baypass të Elbasanit, na u premtua dhe ene nuk ka filluar. Për të shkuar nga Tirana në Krujë duhen orë për të shkuar. Kemi kërkuar baypass e Krujës. Duhet të këmbëngulim për të pasur një fond për studimin e fizibilitetit. Kemi rritje të sigurise rrugore dhe sinjalistikës por nuk kemi ulje të aksidenteve fatale.

Duhet të jemi më të thelluar kush është më prioritet, tuneli i Llogarasë dhe aeropoti i Vlorës apo Kardhiq-Delvinë dhe tuneli i Finiqit? Ato që keni bërë deri më tani me HEC-et e vogla deri në 2 më nuk duhet ta vazhdoni më tej. Shqetësim teknologjia 5G, pasi ndjej se mund të jetë muri i ri që do ti bëhet ekonomisë shqiptare. Duhet të rishikojmë që në vitet e para të ardhurat e pritshme te licencave të para t'u vihen në dispozicion konsumatorëve. Nëse nuk kemi sukses mund të na kthehet 5G në një mur virtual.

Besnik Baraj: A do të ishte e nevojshme të bëhej edhe me PPP edhe situata e ujërave të zeza në vijën bregdetare. A nuk është i rëndësishëm trajtimi i ujërave të zeza. Rëndësia e kësaj pjese është më e madhe se ndërtimi i një rruge?

Niko Peleshi: Prioritet i prioriteteve duhet të ishte korridori i 8. Duhet të ishte përqendruar vëmendje më shumë. Vendet e fqinje po ecin më mirë se ne. Maqedonia e Veriut ka financuar 700 milionë lekë. Greqia e ka sjellë deri në Kapshticë. Tani projekti ka mbetur tek ne kemi mbetur tek 100 që duhet të mbyllet ka një rëndësi madhore. Po ashtu edhe rruga Qaf Plloca duhet të jetë në vendet tuaj dhe ta përfundoni.

Belinda Balluku përgjigjet për deputetët.
Për aksin Tiranë -Krujë, ne kishim parashikuar një fond për këtë projekt. Tashmë ka ardhur koha që të studiojmë mirë gjithcka për cdo projekt. Fondi nuk është më por është hequr. Ishte fund studimesh sepse kemi nevojë për studime. Dhe kur iu dorëzojmë investitorëve të huaj studimin ecën më shpejt projekti.

Deti dhe Marinat- Sa i përket porteve ne kemi një strategji me ministrinë e Turizmit bëhet fjalë per një rrjet marinash për të rritur turizmit. Do jetë plan i suksesshëm pasi ka patur interes nga të huajit. Ky rrjet do të fusë Shqipërinë në hartën e turizmit.

Rrugët dhe siguria rrugore- patjetër mbështes iniciativën për të nisur një kufizim të licencave të drejtuesit nga 18 deri 22 vjeç por ajo që do theksoj se siguria rrugore është rritur ndjeshëm.

I jam drejtuar BB që te na mbështes me një projekt të ri "projekti i krijimit të qendrës së monitorimit të trafikut". Kjo do të parandalonte edhe aksidentet e rrezikshme. Tuneli i Llogarasë apo Kardhiq-Delvinë nuk ka një diferencim kush është më prioritet. Të gjitha investimet kërkojnë të jenë 45 minuta afër apo larg aeroportit. Këto janë projekte që mbështesin njëra tjetrën.  Aeroporti i Vlorës apo i Sarandës nuk krahasohen me njëra tjetrën. I Vlorës është ndërkombëtar. Aeroporti i Sarandës do të përfundojë ka kosto të ulët.

TEC dhe gazi - panelet diellore i mbështes por kanë të njëjtën problematik me HEC, por e kanë më shumë ditore sesa mujore si hidrocentralet. Ne ende nuk kemi siguri energjitike. Zbulimi i SHELL ne zonen 2 dhe 3 është tepër me rëndësi është zbuluar 30% gaz i mirë. Një nga kycet e zgjidhjes së këtij problemi është eficensa energjitike. Rruga Milot -Balldren do të anulohet në rast se fituesi nuk plotëson dokumentacionin dhe financimin e duhur brenda afatit te caktuar. Baypass i Elbasanin dhe Krujës janë gati për të nisur fondi është 2.1 milionë euro.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë