Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi prezantoi sot në Komisionin e Burimeve Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm projektbuxhetin e vitit 2027, duke u ndalur te investimet dhe projektet prioritare që parashikohet të financohen gjatë vitit të ardhshëm.

Buxheti i ministrisë përllogaritet në 75.45 miliardë lekë.

Pas prezantimit, përmes një postimi në Facebook, Karakaçi theksoi se buxheti garanton financimin e plotë të projekteve prioritare në infrastrukturë dhe energji.

“Buxheti 2027 i #MIE garanton financimin e plotë të projekteve prioritare në infrastrukturë dhe energji. Me investime në akset rrugore dhe për ujësjellës-kanalizimet në të 12 qarqet, vijojmë të investojmë në zhvillimin e vendit, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, shkruan ministri.