‘Drejtësia’, 300 mln lekë shtesë për institutin e të miturve! Manja: Po punojmë për Amnistinë Penale! Sula: S’është zgjidhje! Të rishikohet Kodi Penal

70 % e fondit të buxhetit të ministrisë së Drejtësisë, shkojnë për sistemin e burgjeve. Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë diskutimit të buxhetit në komisionin e Ligjeve. Ai tha se burgjet shqiptare nuk janë të mbipopulluara, ndërsa theksoi se një grup pune po punon për hartimin e amnistisë penale për të dënuarit për vepra të lehta penale. Por deputeti i opozitës Dashnor Sula tha se amnistia nuk është zgjidhje.

Ulsi Manja: Për amnisti penale, po shohim edhe vendimet që kanë dhënë gjykatat për grarë e të miturit, dhe për disa shtresa të tjera. Por kur ta kemi gati do të propozojmë, por rezervojmë ta themi afatins e kur do ndodhë. Ka nevojë të ketë amnisti penale, kemi nr të madhtë burgosurish për vepra të lehta, kryesisht hashash, dhe janë  mosha 14-21 vjec. Duhet t’u japim mundësi që të lirohen dhe të rehabilitohen. Edhe për gratë që nuk janë dënuar për vepra të rënda penale, do të shohim të jenë pjesë e amnistisë.

Dashnor Sula: Duhet të reflektojmë, të ndryshojmë kodin penal, për ata të rinj që kapen me një gram hashash apo kokainë, dhe fillojnë enden burgjeve. Kemi burgje me 6-8 persona në një dhomë burgu, në Peqin.

Ulsi Manja: Kemi ngritur një grup pune dhe shpresojmë të kemi kodijn e ri penal, ku do reflektohen problematikat e vërejtura. Kodi aktual që në 1995 është ndërhyrë 35-039 herë. Amnistia është akt human.

Ministri Manja tha se pas mbylljes së 4 burgjeve në 2024 parashikohet të mbyllet edhe institucioni i vuajtjes së dënimit në Tepelenë, por nëse do miratohet fondi për ndërtimin e burgut në Kardhiq. Një nga kërkesat kryesore që ai adresoi për fonde shtesë në buxhet ishte për ngritjen e institutit të miturve në Mëzez.

Ulsi Manja: Shumë 300 milionë lekë për institutin e të miturve në Mëzez, do të hapen me 20 %, kemi një fond 100 milionë lekë. Shkon në total 2.4 mln lekë; 36 milionë lekë për sistemin Albis, që menaxhon cështje përmbarimore, të përfshijmë edhe sistemin përmbarimor të organizuar në baza private.  150 mln lekë për digjitalizimin e QPZ. fillon zbatimi I hartës së re gjyqësore, të hapim zyrat juridike për shtresat vulnerabël. Kemi kërkuar 14 punonjës, na kanë miratuar 10. E kërkojmë të plotë këtë shifër sepse  nuk ka ndikim të madh në  buxhet.

Sa i takon dëmshpërbilimit të të përndjekurve politikë dhe fondit për kompensimin e ish pronarëve, Manja replikoi me deputeten e opozitës Dhurata Çupi që e quajti procesin të ngadaltë dhe fondet të paplota.    

Ulsi Manja: Për agjencinë e pronave 3.5 mld për kompensimin financiar për efekt të legalizimeve, fond për kompensimin e ish pronarëve 5 mld. Ky fond kalon pas ndryshimeve të ligjit për kthimin e kompensimit të pronave.

Dhurata Çupi: Problem është që të përndjekurit nuk plotësojnë dokumentat. Ju si minisgtri e Drejtësisë duhet të ndihmoni të aksesoni këtë shtresë, dhe të mos e penalizojmë. Keni thënë që do përmbyllet në 2030, nuk përmbushet me këtë ritëm. Për ish pronarët thoni se fond është 5 mld lekë, por ata nuk kanë marrë asnjë lekë. Pse e thoni shifrën për t’u tallur?

Ulsi Manja: Ne shqyrtojmë kërkesat e ish të përndjekurve, dhe shohim nëse plotësojmë kriteret ligjore për të përfituar. Ministria e Financave ekzekuton më pas dhe ata kanë të dhëna për këstet e ish të përndjekurve. Janë 3600-3700 kërkesa që ne nuk mund t’i trajtojmë se janë dorëzuar jashtë afatit ligjor për të përfituar dëmshpërblimin financiar. Kjo vonese edhe me mbledhjen e dokumentacionit financiar.

Në Komisionin e Ligjeve, edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kërkoi fonde shtesë gati 56 mln lekë, për pjesën më të madhe të të cilave mori miratimin edhe nga ministria e financave për disa zëra. Ndërsa Instituti i Studimeve për krimet e komunizmit, ripërsëriti kërkesën për miratimin e fondit për shtesë punonjësish.   

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:25
Sula: Mbani 6-8 të dënuar në një dhomë! Të ndryshojmë kodin penal për ata që i fusni në burg për 1 gram kokainë! Manja: S’ka mbipopullim

Deputeti i PD, Dashnor Sula i ka drejtuar pyetje ministrit të Drejtësisë për burgjet dhe mori shembull burgun e Peqinit duke thënë se qëndrojnë 6-8 persona në një dhomë. Ndërsa Ulsi Manja u shpreh se nuk ka mbipopullim të burgjeve.

“Duhet të reflektojmë, të ndryshojmë kodin penal, për ata të rinj që kapen me një gram hashash apo kokainë, dhe fillojnë enden burgjeve. Kemi burgje me 6-8 persona një një dhomë burgu, në peqin psh. c’a do bëhet në këtë drejtim? Sa masa ka marrë ministria e Drejtësisë për të përmirësuar situatën në vendet e vuajtjes së dënimit, familjarët shkojnë ende me çanta me ushqime”, tha Sula.  

“Amnistia nuk mund të jetë zgjidhje, jam dakord me ju. Kemi ngrtitur një gruip pune dhe shpresojmë të kemi kodin e ri penal, ku do refektohen prioblematikmkat e vërejturea. Amnisttia është akt human.  Nuk kemi mbipopullim të burgjeve, jemi brenda kapacitetit. Institucioni i vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë, të shërbëje për gjykatën e apelit në tiranë.  Në 80 % të burgjeve kemi mbyllur dyqanet, kemi kaluar në shërbimin online. Marrin shërbim si cdo qytetar tjetër.

Kemi mungesë në policinë e burgjeve, është fakt. Kemi depozituar projektligjin, pengesë ishte vendosur kriteri i moshës, u ka mohuar të drejtën  një kategorie të gjere njerëzish. Duke e hequr do e zgjidhim. Edhe trajtimi financiar ka qenë problem. Nga 1 shtatori policët e burgjeve trajtohen njësoj si ata të policisë së shtetit”, tha Manja.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 28/10/2022 11:59

    Po normal qe duhet ndryshuar keto ligje vk se po futin te rinj qe jane perdorues drogerash plus per gjera te lehta duhet te denohen me pune dizike per shtetin dhe jo te shpenzoni leket kot pa lidhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'