Richarlison doli me paterica pas dëmtimit në ndeshjen e djeshme Tottenham 2-0 Everton. Sulmuesi i Spurs dhe Brazilit u zëvendësua nga Conte në minutën e 52, teksa pas ndeshjes është parë me lot në sy. Duket se grada e dëmtimit do bëjë që 25 vjeçari të jetë mungesa e madhe për Brazilin në Botërorin që nis për një muaj.
"Është pak e vështirë të flasësh. Gjithçka është aq afër, ka mbetur rreth një muaj para ëndrrës sime. Ne përgatitemi dhe punojmë çdo ditë që të mos ndodhë asgjë e keqe. Fatkeqësisht, pata këtë dëmtim", tha Richarlison.
Duke ndjerë gjendjen e lëndimit, sulmuesi ishte koshient dhe në fjalët pas ndeshjes dukej i dorëzuar në një moment të tillë. Sot janë parashikuar testet e radhës për 25 vjeçarin, që me gjasë do jetë jashtë Botërorit të Katarit që nis në 20 nëntor.