TIRANE- Komisioni i shëndetësisë u mblodhë këtë të mërkurë, për të zhvilluar një seancë degjimore me grupet e interesit, për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2020”.
Gjatë diskutimeve në mbledhje u shpreh kërkesa e ngritjes së dy qendrave të rehabilitimit për grupin e para-tetrapegjikëve, ofrimi i shëbimit shëndetësor në banesa, si dhe shtimi i tre dhomave për personat me aftësi të kufizuar në gjithë shërbimin mjekësor.
“Kemi 30 vjet rresht demokraci që nuk kemi qendër rehabilitimi. Studiova me hollësi projektbuxhetin e vitit 2020 dhe nuk kishte njëqind lek qeveria shqiptare ose ministria të parashikuar për atë punë. Një shqetësim shumë i madhë për ne është mjekimi në banesë. E keni lënë pezull situatën e mjekut në familje, nuk e di ca roli ka një mjek në familje. Zgjidheni njëher e përfundimisht këtë punë, mjeku i familjes do të asistojë para-tetraplegjikun në banesë për të bërë mjekimin? Spitalet shqiptare duhet të kenë dy tre dhoma rezervë për para-tetraplegjikët”-shoqata e para-tetraplegjikëve shqiptar
Po ashtu u diskutua për plotësimi e nevojave të ndryshme të personave me autizëm dhe për pagat e ulëta të mjekëve që sjellin dhe mungesë personeli.
“Nje problematik që dua të adresojë është përsa i përket plotësimit të nevojave të pacientëve me autizëm. Janë pacientë që kanë nevojë për shërbim stomatologjik dhe laboratorik. Përsa i përket pagave të mjekëve, sigurisht që lidhet me pacientët sepse mungesa e mjekëve e cila vazhdon dhe thellohet akoma më tepër, sjell mungesa në shërbimet shëndetësore dhe mungesa në mjek sjell dhe pasoja për pacientët”-shoqata Together for life
Pasi u dëgjuan kërkesat e këtyre grupeve në komision, përfaqësuesi i ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dha sygjerimet dhe rekomandimet për të arritur një zgjidhje për këto problematika.
Tabele
Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishin organizata dhe grupe interesi të tilla si: Tougether for life, përfaqësues të Levizjes Rinore Egjiptiane Rome, Unicef – Alketa Zazo, Qendra per advokim social, Konfederata e sindikatave të Shqipërisë, Shoqata Invalidet e punes, Sindikata e pavarur e shëndetësisë, Shoqata e para-tetraplegjikeve, Universiteti i mjekesis, Ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.