Reformat Ekonomike/ Buxheti i shtetit do të paguajë 120 milionë euro për koncesionet këtë vit, pjesën më të madhe do e marrë Rruga e Arbrit

Këtë vit buxheti i shtetit do të paguajë rreth 120 milionë euro për koncesionet e formës PPP. Shifrat janë bërë të ditura në Programin e Reformave Ekonomike 2020-2022, ku  listohen të gjitha vlerat që do të përfitojnë 13 kontrata koncesionare që janë aktualisht aktive në vend.

Pjesën më të madhe të këtij fondi do e marrë Rruga e Arbrit, pasi pagesa për vitin 2020 është parashikuar në vlerën e rreth 32 milionë euro dhe deri në vitin 2022 pritet të marrë sa trefishi i kësaj vlere.

Kjo kontratë ndiqet më pas nga koncesioni i Sterilizimit, për të cilin këtë vit buxheti i shtetit do të paguajë rreth 13 milionë euro.

 Kjo kontratë është aktualisht në proces hetimi nga SPAK, pasi është paditur nga nisma “Thurje”, pasi dyshojnë se është abuzuar me të dhe duke ‘fryrë’ faturat i është shkaktuar një dëm i madh ekonomik shtetit.

I treti që do të marrë rreth 12 milionë euro është koncesioni i dhënë në kohën e Partisë Demokratike ai i Skanimit në Doganë.

Kjo kontratë shumë e diskutueshme do të marrë mbështetje financiare nga shteti deri në vitin 2030.

Pas kësaj kontrate renditen përsëri koncesionet në shëndetësi, ku PPP-ja e Check Up, e dializës dhe e shërbimeve laboratorike së bashku marrin rreth 21 milionë euro.

Pra nëse do të marrim shumën e 4 kontratave koncesionare që janë në Shëndetësi, për këtë vit ata do të përfitojnë nga buxheti i shtetit rreth 34 milionë euro.  

Për vitin 2020 pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen,  kapin vlerën rreth 14.6 miliardë lekë duke përbërë  vetëm 3.3% të totalit të ardhurave tatimore të parashikuara për vitin 2019, prej rreth 448.3 miliardë lekësh.

Ndërkohë pagesat për koncesionet do të rriten në vitin 2021 pasi do të kapin shifrën e 15.2 miliardë lekë, ku përsëri kontratat e lartpërmendura do të marrin pjesën më të madhe.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja