Ndryshimet në buxhetin e vitit 2016 kanë reduktuar me 4.4 miliardë leke të ardhurat dhe 3.1 miliarde leke shpenzimet. Ato kanë hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Megjithatë, përfundimisht akti normativ, me të cilin qeveria me urgjencë e futi në fuqi këtë ndryshim buxhetor do të kërkojë miratimin e Kuvend.
 
Të ardhurat
Qeveria ka shkurtuar me 4.4 miliardë lekë të ardhurat e përgjithshme, përkatësisht përmes:
– Mbajtjes së pandryshuar të nivelit të planifikuar të të ardhurave nga tatimet dhe doganat, bazuar kjo në performancën e mirë të këtyre administratave, në drejtim të mbledhjes së të ardhurave në zërat përkatës.

-Reduktimit të të ardhurave të pushtetit vendor në masën 2 miliard lek, përkatësisht 300 milion lek taksa mbi pasurinë dhe 1.7 miliard lek taksa vendore.
-Rritjes së nivelit të të ardhurave të fondit për kompensimin e ish-pronarëve me 600 milion lek të, bazuar në performancën e kënaqshme të ALUIZNI-t në procesin e legalizimeve.

-Reflektimit tek të ardhurat jo-tatimore të shtesës prej 1.5 miliard lek, si rezultat i shitjes së frekuencës së kompanisë Vodafone. Si edhe, të reduktimit me 4 miliard lek të zërit të dividendit, si pasojë e mosderdhjes së tij në nivelet e parashikuara.
 
Shpenzimet
Përmes aktit normativ qeveria ka reduktuar me 3.1 miliardë lekë shpenzimet e përgjithshme, përkatësisht përmes:

– Reduktimit të zërit “shpenzime personeli” me 1 miliard lek, si pasojë e mosplotësimit të strukturave organike të institucioneve buxhetore me vendet vakante të parashikuara për 6-mujorin e parë 2016.

– Rialokimit të shpenzimeve operative dhe mirëmbajtje me, si rrjedhojë e performancës së ulët të institucioneve buxhetore për këtë zë, gjatë 6-mujorit të parë 2016, që është rezultante e shkurtimit të shpenzimeve, kryesisht administrative, në masën 500 milionë lek dhe rritjes së shpenzimeve të mirëmbajtjes së rrugëve në masën 200 milionë lek (emergjencat e shkaktuara nga përmbytjet, rrëshqitjet etj.)

-Reduktimit të shpenzimeve për fondin e sigurimeve shoqërore të ISSH-së në masën 1.2 miliard lek, përkatësisht: 500 milion lek si pasojë e kursimit ne fondin e parashikuar per indeksimin e pensioneve dhe 700 milion lek nga kursimet e skemës bazë.

– Shtimit me 600 milion lek të Fondit rezervë të Këshillit të Ministrave, duke konsideruar nivelin minimal të tij në fund të 6-mujorit të parë 2016, si pasojë e përdorimit të tij për arsye të paparashikuara që kanë karakterizuar gjysmën e parë të këtij viti.

– Shtimit me 200 milion lek të fondit kontigjencë, kryesisht për përballimin e vendimeve gjyqësore ndërkombëtare. Nga shuma prej 2 miliardë lekë parashikuar në fillim të vitit, rreth 1 miliardë lekë ishin parashikuar për vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Aktualisht janë përdorur rreth 200 milionë lek, ndërkohë qe ka disa vendime të miratuara tashmë të Gjykatës së Strasburgut.

-Rialokimit të shpenzimeve kapitale, përkatësisht përmes kalimit të një fondi në masën 3.5 miliard lek tek projektet me financim të brendshëm nga ato me financim të huaj, bazuar në performancën e ulët të këtyre të fundit. Si edhe, alokimit të një fondi në masën 1.3 miliard lek për projektet me financim të brendshëm, i cili përkon me 50% të fondit të privatizimit të INSIG sh.a dhe privatizimeve të tjera. Pjesa e mbetur prej 50% e po këtij fondi, shkon për reduktimin e deficitit buxhetor.

-Reduktimit të huamarrjes nga sektori energjetik me 300 milionë leke, që përfaqëson pjesën e papërdorur të huase së dhëne nga buxheti vitin e kaluar.


d.b/shqiptarja.com