Buxheti, Integrimit i shtohen
fondet me 65 për qind

Buxheti, Integrimit i shtohen<br />fondet me 65 për qind
TIRANE- Ministria e Integrimit do të ketë një rritje prej 65% të buxhetit të saj vjetor për vitin 2014 dhe sipas ministres Klajda Gjosha, kjo do të ndikojë direkt në përmbushjen e reformave për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Gjatë seancës së djeshme të Komisionit të Integrimit ku si pikë të rendit të ditës kishte miratimin e buxhetit vjetor për Ministrinë e Integrmit, shefja e këtij insitucioni, Klajda Gjosha bëri prezantimin për fondet që ministria do të marrë për vitin e ardhshëm ku sipas saj, ato do të jenë të mjaftueshme në përmbushjen e 5 prioriteteve për të marrë statusin.

Ministrja e Integrimit tha se institucioni që ajo drejton do të ketë një shtim të strukturës me 15 punonjës, duke e çuar numrin nga 75 në 90. “Kemi rritje të buxheteve në disa instanca që shërben për të përmbushur detyrat . Buxheti 2014 është i fokusuar në 5 prioritete. Ministria e Integrimit do të vazhdojë reforamt. Në jemi të bindur për ta çuar përpara këtë progres”, theksoi Gjisha. Ish-ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, njëherësh kryetare e Komisionit të Integrimit u përfshi në debatin e refuzimit që Bashkimi Euripian i bëri Shqipërisë.

Në fjalën e saj, deputetja demokrate akuzoi paketën fiskale të qeverisë duke theksuar se me këtë paketë, ekonomia do të jetë në rrezik dhe për rrjedhojë do të shtohet numri i vendeve skeptike. “Me këtë paketë fiskale dhe buxhet, në qershor do shtoni vendet skeptike dhe do jetë më e vështirë marrja e statusit. Do të vihet në pikëpyetje stabiliteti ekonomik i Shqipërisë”, pohoi Bregu. Në kundërpërgjigje, Minisria Gjosha, pohoi: “Projektet IPA nga 82 milionë euro, këtë vit do shkojnë në 100 milionë euro”, duke shtuar se “janë 22 projekte që vuajnë nga mospagimi i TVSH-së”.

Shkrimi u publikua sot (19.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit