Buxheti, investimet publike
sa gjysma e vitit 2008

Buxheti, investimet publike<br />sa gjysma e vitit 2008
TIRANE - Investimet publike realisht janë përgjysmuar gjatë pesë viteve të fundit. Në buxhetin e këtij viti, investimet publike janë parashikuar me një vlerë totale sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka është një shifër gati sa gjysma e asaj të vitit 2008, kur investimet publike arritën në 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kjo, pavarësisht nga fakti që borxhi është rritur. Ky i fundit, edhe sipas parashikimeve zyrtare këtë vit pritet të arrijë afërsisht 63% të Prodhimit Kombëtar, ndërsa me parashikime më realiste pritet të jetë disa pikë përqindje më i lartë.

Sipas INSTAT-it, rritja ekonomike në vitin 2012 ra në 1.6%, nga 7.5% që ishte në vitin 2008, kur u regjistruar edhe rritja më e lartë e dekadës së fundit.

Kjo lidhje tregon ndikimin e rëndësishëm që kanë pasur investimet publike në ruajtjen e ritmeve të larta të rritjes ekonomike. Shqipëria i rezistoi krizës më mirë nga disa vende të tjera në zhvillim në sajë të rritjes së borxhit dhe jo falë një ekonomie më të fortë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ushtria libaneze apel banorëve: Shmangni zonat ku ushtria izraelite është ende e pranishme

Ushtria libaneze apel banorëve: Shmangni zonat ku ushtria izraelite është ende e pranishme