Buxheti, Kuvendi vazhdon të “hajë”
miliona, Ministritë pa investime

Buxheti, Kuvendi vazhdon të “hajë” <br />miliona, Ministritë pa investime
Në një raport monitorimi të ministrisë së Financave lidhur me realizimin e shpenzimeve buxhetore për muajt e parë të vitit, del se Kuvendi i Shqipërisë vijon të paguajë për rikontruksionin e godinës, megjithëse është miratuar projekti për një godinë të re për Kuvendin e Shqipërisë. Kryetarja Topalli ka dhënë pëlqimin e saj për një gjë të tillë, edhe pse ky institucion i pavarur është në proces “transferimi” në një godinë krejtësisht të re. Një pjesë e fondeve buxhetore, vërejnë monitoruesit, është përdorur për të mbyllur kontrata të realizuara në vitin 2011, të palikuiduara. Ndërkohë, konkursi ndërkombëtar për parlamentin e ri është realizuar financiarisht në masën 80% dhe pagesa është në vazhdimësi.
Raporti i monitoruesve të Buxhetit të Shtetit nga ministria e Financave vëren mangësi të theksuara në realizimin e investimeve, sidomos në sektorë me rëndësi jetike, nga dikasteret.

Bujqësia
Në Bujqësi, ku është analizuar puna e 6-mujorit, konstatohet se shpenzimet kapitale për sigurinë ushqimore janë realizuar në masën 22 për qind të atyre të parashikuara për gjithë vitin, ndërkohë që në programin e kullimit dhe ujitjes investimet kanë qenë vetëm 15 për qind. Këtu realizimi i argjinaturave të reja ka qenë 2 për qind, theksojnë monitoruesit, ndërkohë që digat e rezervuarëve të rehabilituara pjesërisht janë realizuar në masën 3.5 për qind. Kjo mund të shkaktojë probleme të mëdha në stinën e rreshjeve, siç ka ndodhur në të kaluarën. Në zërin Hidrovore të rikonstruktuar dhe të përshtatur janë parashikuar 38 milionë lekë, por në gjashtë muaj nuk është realizuar asgjë.
Për vitin 2012 është parashikuar studimi për analizën e mungesave në infrastrukturën e tregjeve dhe industrinë përpunuese të produkteve bujqësore. Tenderimi i fondit të planifikuar prej 10 milionë lekësh është anuluar 2 herë.

Mjedisi
Në ministrinë e Mjedisit, thekson raporti, shpenzimet buxhetore për programet “Mbrojtja e peshkimit” dhe “Mbrojtja e Mjedisit” rezultojne shumë të ulta, respektivisht rreth 4.6% dhe 6.7% ndaj shpenzimeve të parashikuara për gjithë vitin. Por, në kuadrin e investimeve, mosrealizimi rezulton edhe më i theksuar. Kështu, administrimi i pyjeve nuk ka realizuar asnjë fond, po kështu administrimi i ujrave, ndërkohë që mbrojtja e peshkimit realizon vetëm 0.7 për qind dhe sistemi i ministrisë në total arrin të realizojë 2.2 për qind të investimeve të parashikuara.
Për ndërtimin e portit të ri të peshkimit në Durrës konstatohet se performanca është shumë e ulët dhe ende vazhdojnë negociata për lidhjen e kontratës dhe për fillimin e punimeve.

Kultura
Shpenzimet kapitale në programet “Trashëgimia Kulturore” dhe “Arti dhe Kultura” paraqiten me një nivel të ulët realizimi, ndërkohë në programet e tjera nuk janë realizuar aspak investimet e planifikuara, me një nivel realizimi të investimeve në rang ministrie 8.5 për qind të parashikimit vjetor. Ndërtimi i objekteve sportive nuk është realizuar gjatë tremujorit të parë të vitit, ku përfshihen punimet për stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, me shpenzime të planifikuara në masën 259 milionë lekë.
Ndërsa asnjë shpenzim nuk është bërë për rikonstruktim të objekteve sportivetruktuara”.

Integrimi
Në programet “Drejtësia dhe Tregu i Brendshëm” dhe “Mbështetja institucionale në procesin e integrimit” realizimi i shpenzimeve rezulton shumë i ulët (përkatësisht 9% dhe 7%), rrjedhojë kjo e mosrealizimit të investimeve me financim të huaj. Investimet këtu paraqiten zero tek “Drejtësia dhe Tregu i Brendshëm” dhe në programin “Mbështetja institucionale” vetëm 2%.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno