Buxheti, ‘shkëlqen’ mbledhja e TVSH
4-mujori, 8.8% më shumë të ardhura

TIRANE- Administrata fiskale duket se e ka nisur “me këmbë të mbarë” vitin 2014. Shifrat e 4-mujorit treguan një tejkalim të shifrave të të ardhurave, krahasuar me vitin e kaluar, por edhe me parashikimet e buxhetit të shtetit për këtë periudhë. Statistikat e ministrisë së Financave flasin për 18.6% më shumë të ardhura nga Tatimet krahasuar me 4 muajt e parë të vitit të kaluar, ose 5.54 miliardë lekë më shumë, çka përbën edhe një tejkalim 4.3% të planit.
 
Ndërkohë, Dogana ka sjellë në arkën e shtetit 9.2% më shumë të ardhura (+3.65 mld lekë) ndaj janar-prillit 2013, duke tejkaluar 1.1% planin buxhetor. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ka sjellë 40.6 miliardë lekë, nga 33.2 miliardë një vit më parë, rritje në masën 18.2 për qind, ndërkohë që tatim fitimi i ndërmarrjeve ka arkëtuar 18.7% më shumë të ardhura se vjet. Akciza ka shënuar ulje, por një ulje të ndjeshme kanë shënuar edhe dy taksat kryesore mbi individët.
 
Kështu, si rezultat i paketës fiskale, që rrëzoi taksën e sheshtë, jo vetëm që nuk është rritur barra e taksave, por në të kundërt është pakësuar. Si 4-mujor tatimi mbi të ardhurat personale të të punësuarve ka sjellë 11.5% më pak të ardhura, ndërsa biznesi i vogël ka paguar taksën përkatëse 2.7 herë më pak se një vit më parë në të njëjtën periudhë.
 
Shpenzimet buxhetore janë ulur nga 130 miliardë vjet, në 115 miliardë lekë, duke ndikuar, bashkë me rritjen e të ardhurave, në një bilanc ne sufiçit 1.4 miliardë lekë, ndërsa në fund të prillit 2013 kjo shifër ishte defiçit 23.4 miliardë lekë. Kjo, pavarësisht nga fakti që janë paguar 7.8 miliardë lekë detyrime të prapambetura. Por, investimet janë shumë të ulëta sivjet: nga 26.6 miliardë lekë më 2013, janë realizuar në masën 11.5 miliardë në janar-prill 2014. Huamarrja brenda vendit ka qenë 2 herë më e ulët dhe ajo e jashtme 5.6 herë më pak nga viti 2013.

Shkrimi u botua sot në "Shqiptarja.com" (print) 24 maj 2014

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve

1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve