Buxheti miratohet me 74 vota
Opozita kundër: Jo i vërtetë
Ja 8 propozimet e PS të refuzuara
nga PD | 

Buxheti miratohet me 74 vota<br />Opozita kundër: Jo i vërtetë<br />Ja 8 propozimet e PS të refuzuara<br /> nga PD | 
TIRANE-Pas një sërë fjalimesh dhe replikash Kuvendi ka miratuar buxhetin e shtetit për vitin 2012 me 74 vota pro dhe 56 kundër. Mazhoranca ka miratuar buxhetin e propozuar nga qeveria me anë të votave të saj në sallën e Parlamentit. Opozita ka votuar kundra projekt buxhetit duke deklaruar se qeveria nuk mer parasysh krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi, dhe se shifrat e rritjes ekonomike të publikuara janë jo të vërteta pasi nuk konsiderojnë inflacionin dhe borxhin.

Debatet në Kuvendin e Shqipërisë kanë vijuar me një intensitet të jashtëzakonshëm deri në orët e vona të natës, duke e analizuar në mënyrë të detajuar gjithë buxhetin e shtetit, debate që s'kanë kaluar pa replika dhe kundërreplika. Madje ka pasur dhe batuta e kundër batuta, sidomos mes Berishës dhe Blushit. Berisha është shprehur se e kanë gjelbëruar dhe pyllëzuar sheshin "Skënderbej", ndërsa Blushi kam kërkuar se si mund të shkohet te ai.

"Ai sheshi është bërë mirë se më jep mundësi të shkoj në shtëpi 5 minuta më shpejt në shtëpi por a mund të ma thotë njeri si të shkoj më tek monumenti. E keni hypur Skëndërbeun mbi një lopë dhe e keni lënë aty të kullosë bar në fushë. Kjo nuk është për të qeshur. Po pati mundësi Saliu të shkojë tek monumenti pa hequr këpucën jam gati ta ndjek dhe unë", ka deklaruar Blushi.

Projektbuxhetin e ka prezantuar në Kuvend, kreu i komisionit të Ekonomisë, deputeti Edmond Spaho, i cili deklaroi se pavarësisht krizës ekonomike botërore ekonomia shqiptare vazhdoi ritmet e rritjes pozitive, duke siguruar stabilitetin makroekonomik të vendit, por edhe duke nxitur konsumin e brendshëm përmes politikës së rritjes së pagave dhe pensioneve. Natyrshëm që debati do të ishte në nivel ekspertësh ekonomikë, dhe për pasojë projektbuxheti i shtetit për vitin 2012, nuk ka kaluar pa u vënë në shënjestrën e deputetëve socialistë, të cilët kanë diskutuar dje sipas profesioneve për të gjithë kapitujt e tij. Sipas socialistëve, pr/buxheti 2012-të nuk merr asnjë masë për krizën ekonomike, ndaj së cilës bota është në ankth, duke deklaruar se ajo mund të votonte një buxhet me shifra reale,por sipas aj, qeveria gënjen për çdo deklarim të tyre dhe anashkalon thirrjet e ndërkombëtareve.

I pari që ka filluar akuzat ndaj qeverisë ka qënë nënkryetari i grupit të PS, Braçe i cili jo vetëm që akuzoi qeverinë për korrupsion dhe pasurim të paligjshëm, por hodhi akuza dhe për falimentin e shtetit. Nga ana e tij, kryeministri Berisha, teksa ka argumentuar se ky është buxhet në shërbim të qytetarëve, ka bënvizuar faktin se ky është buxheti i 820 mijë familjeve që kanë marrë shtesë të ardhurash, ndërkohë që janë inkasuar për 6 vite, mbi 8 miliardë dollarë. Nuk ka dalë jashtë elementëve të sulmeve personale kryeministri Berisha, teksa ka sulmuar opozitën se
ende vuan nga sindromi i tunelit dhe është e sëmurë.

Deputetët socialistë, duke filluar nga Ahmetaj, Fino, Leskaj, Xhaçka dhe të tjerë e kanë cilësuar këtë buxhet një dështim të kësaj qeverie, e cila jo vetëm që nuk e orienton vendin drejt përparimit, por po e zhyt akoma më tej në borxhe dhe shqiptarët në varfëri. Deputetët socialistë, kanë propozuar uljen e TVSH
për artikujt bazë të përdorimit të përditshëm, ndërkohë që kanë kërkuar financim më të madh për sektorë të veçantë që janë shëndetësia, arsimi dhe punësimi, që do të sillte dhe një lehtësim financiar për familjet shqiptare.

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi gjatë fjalës së tij në këtë seancë maratonë i kujtoi kryeministrit Berisha se ka folur plot 144 minuta, brenda të cilave s'iu ka thënë shqiptarëve asgjë, nga ato që prisnin, siç tha Ruçi. Sipas tij, shqiptarët duan të dinë nëse ka rritje ekonomike gjatë këtij buxheti, nëse zbuten apo jo efektet e krizës, nëse luftohet apo jo korrupsioni, nëse ka apo jo më shumë përkujdesje për fëmijët e tyre. Ndërkohë që problem, sipas PS mbetet dhe borxhi publik.

BRACE: QEVERIA E KAPUR, BERISHA BRAKTISI KUVENDIN PER KLIENTIN
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist ka qënë me të vërtetë i ashpër në drejtim të kryeministrit Berisha, teksa ka evidentuar faktin se kjo qeveri e drejtuar prej tij është e kapur. Dhe për funksionarin e lartë socialist, kulmi i kapjes së shtetit, qeverisë dhe kryeministrit është arritur në momentin kur në kulmin e debateve për buxhetin e shtetit për vitin 2012, kreu i qeverisë shqiptare ka braktisur sallën e Kuvendit për të marrë pjesë në përurimin e një qendre tregtare në periferi të kryeqytetit. "Kulmi i kapjes së Qeverisë dhe Kryeministrit! Sali Berisha ka dy orë që ka braktisur Kuvendin, ku ka përgjegjësinë shtetërorë të mbrojë Buxhetin e Shtetit, dhe ka shkuar në inagurimin e Qendrës Tregtare të Samirit, ku ka përgjegjësinë personale ndaj klientit", ka qënë akuza e fortë e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe në drejtim të kryeministri Berisha. Por nga ana tjetër, Braçe nuk është mjaftuar vetëm me këtë konstatim të largimit të kryeministrit nga Kuvendi ku po bëheshin debate për buxhetin e shtetit, por e ka përshkuar vizitën e tij në këtë qendër tregtare me detajet më të imta, teksa është shprehur se pamjet janë të turpshme, shoqëruar me kabanë ulëritëse të Laver Bariut! "Sali Berisha ndryshoi dy projekte, rrugën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Tiranës, duke shtuar kostot financiare, vetëm për t'i kryqëzuar njerëzit tek Qendra Tregtare e Samir Manes. Ja pse Sali Berisha është kundër rritjes së tatimit mbi fitimet e bizneseve që fitojne shumë, ja pse Sali Berisha është kundër uljes së tatimit mbi rrogen ndaj atyre që mezi jetojnë", ka akuzuar fort nënkryetari i grupit socialist, Braçe. Deklaratat e ligjvënësit socialist janë bërë në rrjetin social Facebook, menjëherë pas largimit të Berishës, ndërkohë që vetë ai duket se pas fjalës së tij në Kuvend, nuk e ka parë të arësyeshme të qëndrojë përsa kohë Berisha nuk ishte, duke dalë për pak kohë në qendër të Tiranës, për t'u kthyer më pas me ardhjen e kryeministrit në sallë. Ndërkohë, Braçe gjatë fjalës së tij nuk ka munguar të akuzojë kryeministrin dhe qeverinë për shpenzimet kolosale për vilat qeveritare si dhe për pasurimin e qeverisë së tij. "Berisha gënjen, buxheti nuk është i jashtëzakonshëm. Jemi në vitin 2012 dhe rritja ekonomike është në rënie. Vendet e punës, gënjen, niveli i të papunëve u rrit dhe javën e kaluar. Pensionet në qytete rriten vetëm 4% dhe në fshat po 4%. Rritja e pagave, jo tek vendet e BE nuk i arrijmë, por as ato ne rajon", deklaroi ai.

RAMA: E BËJMË MË MIRË
Ndërkohë që në Parlamentin shqiptar po ziejnë bisedimet ndërmjet deputetëve lidhur me projektbuxhetin 2012, kryesocialisti Edi Rama ka reaguar në faqen e tij, në rrjetin social Twitter. Sipas Ramës i gjithë ky debat nuk tregon asgjë tjetër përveç faktit se mazhoranca nuk mund të bëjë asgjë përveçse ta bëjë më keq këtë buxhet. "Debati për buxhetin tregon një gjë: Ata s`mundet veçse ta bëjnë më keq. Vetëm ne mund ta bëjmë më mire", shkruan ai.


BLUSHI: PO SHITET PASURIA
Deputeti socialist Blushi tha se borxhi mbetet një problem kronik për Shqipëri. "Ka ardhur koha të vemë kufizime. Nqs rritja e këtij buxheti ka ndodhur se borxhi është rritur e lamë 54% dhe shkoi 64%. Privatizimet e atyre që kanë mbetur po bëhen me urgjencë, për të mbuluar borxhin, këto asete po shiten shumë lirë, nën kosto pa folur pastaj për korrupsionin. Ky parlament nuk mundet më të lejojë që asetet të shiten lirë, për interes të qeverisë. Njësoj si t'i shesësh për 5 lekë", tha Berisha.

BIZHGA: KJO QEVERI TË IKË
"Në pak minuta nuk mund të thuash shumë për këtë buxhet që nuk do të prodhojë asgjë për vitin që vjen, por vetëm do të rrisë borxhet që dhe kaq sa janë, janë aq shumë sa do ta kishte bërë cdo qeveri në një vend demokratik te jepte dorëheqjen". Kështu ëhstë shprehur deputetit socialist Bizhga, duke nënvizuar se kjo qeveri sheh vetëm mundësinë e vjedhjes. "Kjo qeveri duhet hequr një orë e më parë, se dhe kaq sa është ia ka vënë ferrën këtij vendi", tha ai, duke nënvizuar se po mashtron e vjedh shqiptarët.

BEJA: RRITJE TË PAGAVE
Deputeti demokrat Fatos Beja i ka bërë thirrje opozitës që të votojë buxhetin e vitit 2012, pasi ai ofron një fond të veçantë për të ruajtur pagat dhe pensionet. "Ka një fond për të ruajtur pagat dhe pensionet që të garantojë rrogat e njerëzve. Ndaj shikoni gjërat me objektivtet. A i shikoni shtëpitë dhe rrugët që janë bërë në fshatra", tha Beja. Ai tha se do e votojë buxhetin, duke i bërë thirrje opozitës ta votojë edhe ajo për të mirën e vendit.

MALAJ: VENDI ME BORXH ME TE LARTE
Deputeti i PS Malaj tha se FMN, BERZH BB po bëjnë paralajmërime
serioze, rritja ekonomike nuk parashikohet 4.3 % por rreth 2%, ndërsa vendi ynë regjistrohet si vendi me borxhin më të lartë në rajon. "Ju për të mbijetuar politikisht keni vërtetuar se shkatërroni cdo gjë dhe financat", tha Malaj.

BODE: DUHET TEFORME DHE ME OPOZITEN
Projektbuxheti për vitin 2012 bazohet në disa shtylla dhe në një analizë realiste të ecurisë së zhvillimeve gjatë periudhës së krizës ekonomike globale", tha Bode. Ai parashtroi nevojën e ndërmarrjes së një reforme më të gjerë, ndërsa ftoi edhe opozitën për mbështetje për realizimin e saj.

SPAHO: NE I BEME BALLE KRIZES
Spaho tha se refor mat e ndërmara gjatë 6 viteve të fundit forcuan ekonominë e tregut. Ulja konstante e normës së papunësisë,
reforma strukturore, shkurtimi i shpenzimeve administrative, si dhe rritja e nivelit të investimeve, bënë të mundur bërjen ballë të efekteve të krizës. "Objektivat, inflacioni 3%," tha ai.

AHMETAJ: ME SALIUN JE ME I VARFER
Deputet i PS Ahmetaj deklaroi se buxheti i vitit 2012 është simbol i qartë i dështimit të qeverisë dhe krizës që ka përfshirë vendin. "Buxheti që keni paraqitur është simbol i qartë i paaftësisë, korrupsionit dhe krizës ekonomike. Ky buxhet është realist vetëm në një drejtim, u thotë shqiptarëve: Me Saliun je më i varfër", tha Ahmetaj.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?