Shuma prej 43 milionë dollarësh që qeveria do t’i kalojë Ministrisë së Mirëqenies Sociale do të përdore për pagesat e shtresave në nevojë dhe ndërtimin e objekteve fetare. Ministri Erjon Veliaj është shprehur optimist për largimin nga listat të personave që kanë abuzuar me fondet duke i kaluar ato të gjitha në favor të shtresave në nevojë.
“Shtresat në nevojë janë në një reformë, pasi nuk mund të lejojmë më njerëz që të marrin përkrahje nga shteti pa qenë të shtresës në nevojë”, theksoi Veliaj. Ndërkohë për ndërtimin e objekteve për komunitetin musliman dhe bektashinj, Veliaj e quajti një premtim të mbajtur.
Shkrimi u publikua sot(26.09.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
/Shqiptarja.com