TIRANE- Të ardhurat për Buxhetin e Shtetit gjatë muajve janar-shkurt të vitit 2014 janë rritur me 5.4%, nëse do t’i krahasonim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përsa u përket shpenzimeve, gjatë 2-mujorit të parë të këtij viti, ato janë ulur me 5.2%, krahasuar me periudhën janar-shkurt të vitit 2013. Ndërkaq, deficiti është ulur me 77%. Këto janë të dhënat e bëra të ditura nga Ministria e Financave.
Të ardhurat
Gjatë muajve janar-shkurt të vitit 2014, të ardhurat e mbledhura për Buxhetin e Shtetit ishin 52.4 miliardë lekë, duke realizuar kështu rreth 14.4% të planit vjetor. Në të njëjtën periudhë të një viti parë, për këtë zë u mblodhën 49.7 miliardë lekë. Ndryshimi është një rritje prej 5.2% për muajt janar-shkurt të vitit 2014. Të ardhurat e mbledhura nga Tatimet dhe Doganat gjatë 2 muajve të parë të këtij viti ishin 34.5 miliardë, duke realizuar kështu rreth 13.2% të planit vjetor. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rritën me 6.5%.
Zëri “TVSH” shënoi një rritje prej 17.3% gjatë muajve janar-shkurt të vitit 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një tjetër zë që shënoi një rritje të konsiderueshme ishte zëri “Taksa nacionale”, me 17.1%. Dy zëra, që gjatë muajve janar-shkurt të vitit 2014, shënuan një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin “Të ardhurat personale” dhe “Akciza”, me 6.1% dhe 21.3% përkatësisht.
Shpenzimet
Në Buxhetin e Shtetit të vitit 2014, Qeveria i ka ulur ndjeshëm fondet e planifikuara për investime, krahasuar me buxhete të viteve të mëparshme. Si rrjedhojë, shpenzimet kapitale gjatë muajve janar-shkurt të këtij viti ishin 54.1 miliardë lekë, duke shënuar kështu një ulje me 5.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që zëri i shpenzimeve, që shënoi uljen më të madhe, ishte “Investimet”, me 62.8%, zëri me rritjen më të madhe këtu ishte “Ndihma ekonomike”, me 9.3%
Shkrimi u publikua sot (15.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com