TIRANE- Të ardhurat në buxhet për periudhën janar-maj 2014 arritën në rreth 125 miliardë lekë, duke u rritur me 12.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave paraprake të raportuara nga Ministria e Financave.
Rendimenti i të ardhurave është përmirësuar më tej në muajin maj, ku të hyrat buxhetore ishin 17% më të larta në raport me majin 2013. Maji ishte veçanërisht pozitiv për tatimet, me një rritje rekord prej rreth 27%.
Edhe ndaj planit, të ardhurat kanë qenë 2% më të larta për periudhën në fjalë. Të hyrat nga doganat u shtuan me 9.1%.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com