Gjatë nëntë muajve të parë të vitit, buxhetit të shtetit i mungojnë 4.4 miliardë lekë, ose 1% më pak nga plani i fillim vitit.
 
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë për periudhën janar-shtator. Të ardhurat tatimore janë realizuar në masën 99%, ose 1.9 miliardë lekë më pak se plani.
 
Po në masën 99% rezultojnë edhe të ardhurat nga tatimet e doganat, që rezultojnë 2.1 miliardë lekë më pak se plani.
 
Një prej taksave me mosrealizimin më të dukshëm është TVSH, e cila rezulton 3.9 miliardë lekë, ose 4% më pak se plani.
 
Ndërkaq Tatimi mbi fitimin është një prej taksave me performacën më pozitive, me 3.6 miliardë lekë, ose 20% më shumë se plani i fillimvitit.
 
Mosrealizimi i të ardhurave është shoqëruar edhe me ulje të shpenzimeve, të cilat janë ulur me 10 miliardë lekë, ose 3% më pak se plani.
 
 


d.b/shqiptarja.com