TIRANE- Edhe si gjashtëmujor, performanca e buxhetit të shtetit ka shënuar ecuri pozitive, duke sjellë 12 për qind më shumë të ardhura se në gjashtë muajt e parë të 2012-ës, por me investime 51 për qind më të ulëta. Statistikat e ministrisë së Financave për gjysmën e parë të vitit flasin për një rritje në masën 29.7 për qind të të ardhurave në total nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, që i dedikohet kryesisht rritjes së eksporteve, por edhe një pune më të mirë të administratës tatimore e doganore. Në rritje të konsiderueshme është edhe vjelja e tatim-fitimit të ndërmarrjeve, në sajë edhe të ndryshimit të normës tatimore, që ka sjellë 31.8% më shumë fonde në arkën e shtetit.
/Shqiptarja.com












