Drejtoria e Përgjitshme e Thesarit në ministrinë e Financave ka nisur të kryejë pagesa të prapambetura për institucione, ente shtetërore dhe organe të pushtetit vendor.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të këtij dikasteri, vetëm gjatë ditës së djeshme janë paguar mbi 2.000 fatura të prapambetura, që janë regjistruar që nga data 5 korrik e këtij viti, kur zyrtarët e mëparshëm vendosën bllokimin e çdo pagese.
Burime nga dikasteri i Financave thanë se pagesat e detyrimeve të prapambetura do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, me qëllim mbylljen e këtij procesi mundësisht brenda kësaj jave, për të kaluar në normalitetin e pagesave.Pagesa për këto fatura duhej të ishte kryer muajt e mëparshëm, por nuk u realizua për shkak se sistemi i ri elektronik financiar nuk ishte funksional.
Edhe pse zyrtarisht data 31 korrik do të shënonte nisjen e sistemit të ri dhe zhbllokimin e veprimeve financiare të qeverisë, që ishte programuar të ishte i fikur vetëm për 18 ditë, ai është bërë efektiv thuajse pas një muaji e gjysëm.
Mosnisja nga puna e këtij sistemi në datën e programuar solli jo pak probleme në sistemin e pagesave nga fondet publike. Disa ditë më parë, ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode, pranoi publikisht se, si rrjedhojë e anomalive të këtij sistemi llogariteshin rreth 7 miliardë lekë të papaguara bizneseve të ndryshëm.
Këto pagesa aktualisht kanë nisur të kryhen, duke filluar nga zhbllokimi i pagesave për ujesjellësat në mbarë vendin apo për faturat e energjisë elektrike, që kishin krijuar amulli në arkën e operatorit të shpërndarjes dhe në ato të ndërmarrjeve të ujësjellësve.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com