Buxheti, "Tokë e djegur" defiçiti
rritet 30 %, të ardhurat -7.2%
rritet 30 %, të ardhurat -7.2%">
TIRANË - Kreu i ri i Financave Shkëlqim Cani ka marrë në dorëzim një situatë të rënduar financiare. Shifrat e fundit të realizimit të buxhetit të shtetit për muajt janar-gusht të këtij viti, të hartuara nga specialistët e ministrisë, që ka lënë “në trashëgim” Ridvan Bode dhe qeveria ‘Berisha’, flasin më së miri për këtë.
Sipas këtyre shifrave, të ardhurat për tetë muaj janë 3.8 për qind më të ulta se një vit më parë, ndërkohë që janë 7.2 për qind më të ulta se planifikimi i fillimvitit. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar llogarit një mosrealizim në masën 12.3 për qind ndaj planit dhe 8.2 për qind më pak se një vit më parë në të njejtën periudhë. Ndërkohë, të ardhurat nga pushteti vendor kanë qenë edhe më të ulta, 14% më pak se plani.
Në të njejtën kohë, qeveria ka qenë dorëshpuar në shpenzime, me një shifër 9.2 për qind më të lartë se një vit më parë.
Si rezultat, deficiti për tetë muajt, gjatë të cilëve ishte në pushtet qeveria Berisha, është 29 për qind më i lartë se vjet dhe 15.5 për qind më i lartë se sa pnafikohej për këtë periudhë në ligjin për buxhetin e shtetit 2013.
Gjendja aktuale e buxhetit do të jetë në qendër të bisedimeve mes administratës së re fiskale dhe ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të “zbarkuar” tashmë në Tiranë për të kaluar në skaner ekonominë shqiptare, para se të vendoset për asistencën e re financiare dhe teknike për qeverinë Rama.
Në kushtet kur të ardhurat në buxhet deri tani janë 16 miliardë lekë më pak se plani dhe të ardhurat janë vetëm 9 miliardë lekë më pak nga plani, çka ka sjellë rritjen e borxhit tej parashikimeve, qeveria e re e ka të pashmangshme rishikimin e buxhetit 2013, që pritet të jetë një nga veprimet e para të ministrit të ri të Financave.
Deficiti buxhetor në fund të 8-mujorit arriti në 53 miliardë lekë, sipas të dhënave të ministrisë së Financave, duke qenë më shumë sesa dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, duke iu afruar kufirit të rishikuar të buxhetit vjetor, të rishikuar edhe me të ardhurat e privatizimeve, të cilat parashikohet në 61 miliardë lekë, ndërkohë që parashikimi fillestar kishte qenë 49 miliardë lekë.
(Në foto: Të dhënat e burxhetit )Lajmi u perditesua Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3219
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35