Buxhetorët, ulet me 1210 numri
i nënpunësve në shtet në 2014-n
Administrata shtetërore për vitin 2014 do të ketë 1210 punonjës më pak se në vitin 2013. Sipas ligjit që rregullon shpenzimet publike në vitin 2014, struktura e të punësuarve në shtet do të shënojë në total 86 500 vetë.
TIRANË - Administrata shtetërore për vitin 2014 do të ketë 1210 punonjës më pak se në vitin 2013. Sipas ligjit që rregullon shpenzimet publike në vitin 2014, struktura e të punësuarve në shtet do të shënojë në total 86 500 persona.
Tkurrje të punonjësve do të kenë Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Mjedisit; Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme, ndërsa shtesa do të kenë Arsimi, Bujqësia, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi.
Sipas "Open Data Albania" të dhënat janë marrë nga tabelat me parashikime buxhetore të Ministrisë së Financave. Ndërkohë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror është ndër institucionet me strukturë të tkurrur kundrejt 2013-s.
Në shkurtimet e stafit për 2014-n mbeten të pa u përfshirë institucioni i Avokati i Prokurimeve. Shtesë stafi do të kenë Ministria e Arsimit; Ministria e Bujqësisë, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi. Edhe institucione të tjera të pavarura si Inspektorati i Kontrollit të Deklarimit të Pasurive dhe Zyra e Administrimit Gjyqësor, do të kenë më shumë punonjës në organikë për vitin 2014.
Numri i Buxhetorëve është shkurtuar në mënyrë graduale në katër vitet e fundit. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Drejtësisë do të jenë dy digasteret me shkurtime më të mëdha të stafeve nën vartësi.
Në organikën e Mbrojtjes në vitin 2014 do të paguhen 690 punonjës më pak, ndërsa në atë të Drejtësisë, 570 punonjës do të detyrohen të dalin nga sistemi. Tkurrje do të shënojë edhe sektori i shëndetit publik, pasi në 2014-n janë parashikuar 346 vende pune më pak kundrejt viti pararendës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1596
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26